array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena se për gjestin e Amerikës kundrejt Kosovës

Deklarata

LAJM MADHESHTOR/ Gjesti I Amerikes Kundrejt Kosoves Po “Hallakat” Serbet Dhe Ballkanin !!

Faqe në Internet

Vlerësimi

Rrenë

Postimi në Facebook është bërë me një përshkrim të rremë që thotë “LAJM MADHESHTOR/ Gjesti I Amerikes Kundrejt Kosoves Po “Hallakat” Serbet Dhe Ballkanin !!”. Nuk ka asnjë dëshmi për ndonjë gjest të përshkruar në postimin e shpërndarë në Facebook lidhur me këtë artikull. Në artikull nuk është dhënë asnjë fakt dhe nuk është cituar asnjë burim për ndonjë ‘hallakatje’ që kanë pësuar serbët dhe Ballkani, si thuhet në përshkrimin e bërë në Facebook.

Artikulli

Më 23 nëntor 2022 në faqen e internetit fakte.buzz është publikuar një artikull me titullin “Marrëveshja Kosovë-Serbi, Reagon Presidentja Vjosa Osmani!!”.

Artikulli më pas është shpërndarë në faqet e Facebook Mirsevini, Zeri i Diaspores dhe Fresh Lajme.

Ky artikull është shpërndarë me mbishkrimin “LAJM MADHESHTOR/ Gjesti I Amerikes Kundrejt Kosoves Po “Hallakat” Serbet Dhe Ballkanin !!”.

Përmbajtja e këtij artikulli flet për reagimin e Presidentes Osmani pas arritjes së një marrëveshjeje për targa në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë dhe konfirmimin e përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell.

Në artikull nuk flitet për asnjë gjest të Amerikës kundrejt Kosovës, si pretendohet në titull. Në artikull nuk është dhënë asnjë fakt dhe nuk është cituar asnjë burim për ndonjë ‘hallakatje’ që kanë pësuar serbët dhe Ballkani, si thuhet në përshkrimin e bërë në Facebook.