array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=2"
  }
}

Rrena se OSBE-ja i ka reaguar Serbisë

Deklarata

OSBE i reagon serbise pas ngjarjeve te fundit ne Veri

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Pjesërisht e vërtetë

Titulli “OSBE i reagon serbise pas ngjarjeve te fundit ne Veri” nuk është mbështetur në faktet që janë pjesë e këtij artikulli. OSBE-ja  nuk i ka reaguar Serbisë pas sulmeve ndaj gazetarëve në veri. Por, kjo organizatë e ka dënuar sulmin ndaj një ekipi të televizionit Klan Kosova në Zubin Potok, i ka cilësuar si të papranueshme sulmet ndaj profesionistëve të mediave që raportojnë për ngjarjet në veri të Kosovës

Artikulli

Më 26 dhjetor 2022 faqja e internetit web.news34posts.com ka publikuar një artikull me titull: “OSBE i reagon serbise pas ngjarjeve te fundit ne Veri”.

Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja Hitshqipvideo më 27 dhjetor 2022 dhe nga Lajme Shqip – Nike më 27 dhjetor 2022.

Artikulli flet për reagimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) lidhur me sulmin ndaj një ekipi të televizionit Klan Kosova në veri të Kosovës.

Në artikull nuk është mbështetur me fakte konstatimi i bërë në titull se “OSBE i reagon serbise pas ngjarjeve te fundit ne Veri”.

Reagimi ndaj Serbisë nuk është shprehur as në postimin që e ka bërë faqja e Misionit të OSBE në Kosovë.

Misioni i OSBE-së në Kosovë dënon ashpër sulmin e sotëm ndaj një ekipi të televizionit Klan Kosova në Zubin Potok. Ky është sulmi i katërt që nga fillimi i dhjetorit ndaj profesionistëve të mediave që raportojnë për ngjarjet në veri të Kosovës. Këto sulme janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë. Siguria dhe siguria e gazetarëve në kryerjen e detyrave të tyre profesionale duhet të mbrohet në çdo kohë. U bëjmë thirrje të gjithëve që të përmbahen nga aktet e dhunës” – është reagimi i plotë i postuar nga OSBE.

Pra, përmes këtij shkrimi kjo organizatë e ka dënuar sulmin ndaj një ekipi të televizionit Klan Kosova në Zubin Potok, i ka cilësuar si të papranueshme sulmet ndaj profesionistëve të mediave që raportojnë për ngjarjet në veri të Kosovës dhe ka bërë thirrje që të gjithë të përmbahen nga aktet e dhunës, mirëpo në asnjërën pjesë të këtij reagimi nuk përmendet Serbia.