array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Rrena se një familje shqiptare u shua në një aksident trafiku në Gjermani

Deklarata

Kjo është Familja Shqiptare që u shù.a në një Aks.id.ent Tr.agj.ik në Gjermani

Faqe në Facebook

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Titulli, artikulli dhe fotografia e përdorur janë të rreme. Në fund të muajit korrik nuk kanë humbur jetën katër anëtarë të një familjeje shqiptare në aksident në Gjermani. Artikulli i publikuar me 23 korrik të vitit 2022 dhe i shpërndarë nga faqja “In Albania” për herë të parë është publikuar me 15 nëntor të vitit 2021, në të thuhet se aksidenti ka ndodhur në aksin Xyniada-Koromilia, pranë zonës së Domokisit në Greqi. Artikullit të vitit 2021, “In Albania” ia ka ndryshuar përmbajtjen duke e ndërruar lokacionin e aksidentit dhe datën se kur ka ndodh ai.

Artikulli

Ueb- faqja lajme.icu ka publikuar lajmin më 23 korrik 2022, me titullin “Kjo është Familja Shqiptare që u shù.a në një Aks.id.ent Tr.agj.ik në Gjermani…”. I njëjti lajm është shpërndarë në Facebook nga faqja “In Albania” me datën 24 dhe 29 korrik 2022, duke marrë 1,500 komente.

Titulli dhe përmbajtja e këtij artikulli janë të rreme. Në përmbatje të tekstit thuhet se një familje shqiptare pothuajse është shuar në një aksident që siç pretendon faqja, ka ndodhur në Rajonin e Bremenit në Gjermani.

Në fund të muajit korrik nuk ka ndodhur asnjë aksident në Gjermani në të cilin kanë qenë të përfshirë qytetarët shqiptarë dhe të cilët kanë humbur jetën.

Artikulli i publikuar me 23 korrik të vitit 2022 është publikuar për herë të parë me 15 nëntor të vitit 2021, në të thuhet se aksidenti ka ndodhur në aksin Xyniada-Koromilia, pranë zonës së Domokisit në Greqi.

Makina e familjes shqiptare ishte përplasur me një tanker gazi. Nga aksidenti, sipas mediave greke, kishin vdekur burrë e grua dhe vajza e tyre, ndësa kishte shpëtuar vetëm djali i tyre, raporton abcnews.al.

Lajmi i shpërndarë në Facebook nga faqja “In Albania” me datën 24 dhe 29 korrik 2022 vetëm e ka ndryshuar lokacionin se ku ka ndodhur aksidenti, duke prodhuar një rrenë.

Edhe fotografia e përdorur për të ilustruar këtë aksident është e rreme, pasi aksidenti i paraqitur në fotografi ka ndodhur në Pietermaritzburg të Afrikës Jugore.

Përmbajtja e njëjtë e artikullit është publikuar dhe shpërndarë edhe në janar të vitit 2022 nga faqja republikalajm.com. Madje, kjo faqe interneti ka publikuar një fotografi të anëtarëve të familjes që pretendojnë se kanë vdekur në këtë aksident.

Fotoja e përdorur nga kjo faqe është e rremë. Familja që shihet në foto nuk është familja shqiptare por një familje nga Michigan i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo familje pesë antarëshe, kishin mbetur të vdekur në një aksident i cili kishte ndodhur me 7 janar të vitit 2019 në Lexington.