array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Rrena se nëna e George Washington ishte shqiptare nga Peja

Deklarata

Sa nga ju e keni ditur?! Instituti Zviceran dhe Washington Independent: ‘Nëna e Geoɾge Uɑshington ishte shqiptare nga Peja’”

Media

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Titulli dhe gjithë përmbajtja e këtij artikulli janë të rreme. Ky artikull është publikuar në gazetën “Koha Ditore” me datën 1 prill 2011, për të shënuar ditën e rrenave. Gazeta kishte treguar se përmbajtja e artikullit është e rreme dhe po publikohet për 1 prill, pra ishte satirë. Por, i njëjti artikull është publikuar shumë herë nëpër media të ndryshme duke u prezantuar rrejshëm si informacionë i saktë dhe i vërtetë.

Artikulli

Një ueb-faqe me emrin “Akteri” ka publikuar një lajm me titullin “Sa nga ju e keni ditur?! Instituti Zviceran dhe Washington Independent: ‘Nëna e Geoɾge Uɑshington ishte shqiptare nga Peja’”.

Titulli dhe gjithë përmbajtja e këtij artikulli janë të rreme. Ky artikull është publikuar në gazetën “Koha Ditore” me datën 1 prill 2011, për të shënuar ditën e rrenave. Gazeta kishte treguar se përmbajtja e artikullit është e rreme dhe po publikohet për 1 prill, pra ishte satirë.

Artikulli i cili ishte publikuar në faqen e parë të gazetës “Koha Ditore”, shkruhej se Uashington ishte 50 për qind shqiptar dhe se njëri prej prindërve të tij ishte 100 për qind shqiptar. Mirëpo, në fund të tekstit, autori tregon se i gjithë lajmi është gënjeshtër e 1 prillit, përmes frazës së famshme “Aprilililili”.

Por, i njëjti artikull është publikuar shumë herë nëpër media të ndryshme duke u prezantuar rrejshëm si informacion i saktë dhe i vërtetë.

Presidenti Xhorxh Uashington nuk e ka origjinën shqiptare e as nëna e tij. Titulli i lajmit pretendon se Xhorxh Uashington ishte shqiptar dhe se nënën e kishte nga Peja.

Në përmbatje të artikullit, ueb-faqja i referohet një Instituti të Gjenetikës në Zvicër se kinse Uashington ka qenë me origjinë shqiptare.

Madje në tekst thuhet se “Presidenti Uɑshington kɑ lënë një letër të shkruar për Amerikën për të mbrojtur shqiptarët në çdo kohë dhe në çdo mënyrë”.

Xhorxh Uashington ka lindur në vitin 1732 në Westmoreland të Virxhinias. Familja e tij gjithashtu ishte Virxhiniase.