array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena së në afërsi të Prishtinës janë 640 mijë tonelata ari

Deklarata

Afër Prishtinës janë 640 mijë tonelata ari nën tokë

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Lajmi që thotë se “afër Prishtinës janë 640 mijë tonelata ari nën tokë” është i rremë. Në afërsi të Prishtinës, përkatësisht në zonën e fshatit Slivovë, hulumtimet e vitit 2011, tregojnë se ka ari, por jo në sasinë që është raportuar nëpër media. Sipas menaxherit të kompanisë që është në proces të blerjes së licencës së hulumtimit, në këtë zonë janë rreth 640 mijë ton xehe të arit. Mesatarja e arit në ton është 4.8 gram (që i bie) nga 640 mijë ton xehe janë rreth 2,800 kilogram ari apo thënë ndryshe 2.8 ton ari. Pra, rezervat e arit janë fryer për 637.2 mijë tonë xehe. 

Artikulli

Më 2 mars 2023, postalet të shumta në Kosovë kanë publikuar një lajm që thotë se “afër Prishtinës janë 640 mijë tonelata ari nën tokë”.

Në facebook, lajmi fillimisht është shpërndarë nga portali “Indeksonline”, pastaj edhe nga shumë faqe të tjera, si: “Ndërtimi.info”, “Kosovarja”, “Gazeta Selam”, “Qyteti i Vitisë”. 

Këto faqe vazhdojnë të kenë lajmin e postuar, ndërsa disa portale të tjera e kanë ndryshuar lajmin dhe postimin në FB.

I njëjti lajm është shpërndarë në shumë media, por edhe nga shumë qytetarët të cilët kishin filluar këtë sasi të arit të kthenin në para dhe duke konkluduar se sa e pasur është Kosovë apo sa para janë për kokë banori të Kosovës.

Lajmi e citon një postim të bërë nga përfaqësues të kompanisë ‘Western Tethyan Resources’ e cila thoshte se hulumtimet e bëra para 10 viteve tregojnë se afër fshatit Slivovë besohet se janë 640 mijë tonë xehe të arit.

Hulumtimet e një kompanie kanadeze kanë nxjerrë në pah se në fshatin Slivovë të Prishtinës ka ari, por jo në sasinë që është publikuar gjatë ditës nëpër media.

Mentor Demi, menaxher i kompania kanadeze, ‘Western Tethyan Resources’ ka treguar se ka një dallim të madh në mes të xehes së arit dhe arit.

Sipas tij, nga 640 mijë tonë xehe të arit sa supozohet që janë në atë zonë mund të nxjerren vetëm rreth 2,800 kilogram ari.

“Resurset e shfrytëzuara në këtë studim janë nga hulumtimet e mëhershme dhe janë në nivel të ulët të besueshmërisë. Mirëpo, si të tilla janë përllogaritur rreth 640 mijë ton xehe të arit. Mesatarja e arit në ton është 4.8 gram (që i bie) nga 640 mijë ton xehe janë rreth 2 mijë e 800 kilogram ari”– tha menaxheri i kompanisë, Mentor Demi për KALLXO.com.

Të dhënat e këtij hulumtimi janë të vitit 2010-2011, prandaj sipas tij nevojiten hulumtime shtesë në mënyrë që licenca për hulumtim të kthehet në licencë për shfrytëzim.

Projekti më herët është hulumtuar nga kompania kanadeze ‘Avrupa Minerals’, ndërsa kompania ‘Western Tethyan Resources’ është në fazën e blerjes së projektit.

Demi ka thënë se aktualisht licenca është vetëm hulumtuese.

“Licenca është licencë hulumtuese, jo eksploatuese. Projekti shtrihet në katër komuna, Prishtinë, Artanë, Lipjan dhe Gjilan”– ka bërë të ditur Demi.

Sipas tij, pasi që projekti është në fazën e hulumtimit, ende nuk dihet për vlerën e saktë të investimit, mirëpo Demi thekson se sipas studimit konceptual në resurset aktuale ka treguar se ka kosto të ulët të investimit.