array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena se mërgimtari pësoi incident në Serbi 

Deklarata

Mërgimtari nga Gjermania niset për vendlindje – do habiteni se çka i ndodhi në Serbi

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Artikulli me titull “Mërgimtari nga Gjermania niset për vendlindje – do habiteni se çka i ndodhi në Serbi” është i rremë. Në fillim të vitit 2023 nuk është raportuar nga ndonjë mërgimtar t’i jenë dëmtuar gomat në Serbi derisa ishte duke ardhur në Kosovë. Inicidenti që është raportuar ka ndodhur në vitin 2023, në fakt ka ndodhur më 13 dhjetor 2021.

Artikulli

Më 5 mars 2023, faqja në Facebook “Atdheu Lajm” ka publikuar një artikull me titull: “Mërgimtari nga Gjermania niset për vendlindje – do habiteni se çka i ndodhi në Serbi”.

I njëjti artikull është publikuar edhe në disa faqe të internetit, si: “News66shqip.al”, “Rajoni sot”, “Shkupi Online”.

Në artikull tregohet për një incident që i kishte ndodhur një mërgimtari derisa ishte duke ardhur në Kosovë.

Por, ngjarja që përshkruhet në artikull ka ndodhur më 13 dhjetor 2021 kur një mërgimtari i ishin dëmtuar gomat e veturës.