array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=2"
  }
}

Rrena se Kurti “la pa fjalë” presidentin e Turqisë Erdogan

Deklarata

“Albin Kurti La Pa Fjalë Erdoganin Me Fjalët Që I Tha Për Turqinë!!”

Media

Vlerësimi

Pjesërisht e vërtetë

Titulli i artikullit “Albin Kurti La Pa Fjalë Erdoganin Me Fjalët Që I Tha Për Turqinë!!” është i rremë. Presidenti i Turiqisë, Rexhep Tajip Erdogan nuk ishte i pranishëm në kohën kur Albin Kurti e ka mbajtur fjalimin më 15 korrik 2022 në Prishtinë. Përveç kësaj, në artikull nuk thuhet nëse Erdogani ka bërë ndonjë koment rreth fjalimit të Kurtit. Përfundimi që është vendosur në titull është i rremë dhe nuk bazohet në fakte ndërsa përmbajtja e tekstit nuk e argumenton përmbajtjen e titullit. Gjatë publikimit të materialeve gazetarët duhet të raportojnë të vërtetën dhe gjatë raportimit duhet të thirren në fakte duke i identifikuar burimet. Në këtë rast nuk ka burim të identifikueshëm se nga është nxjerrë konstatimi që fjalimi i Kurtit e ka lënë pa fjalë Erdoganin.

Artikulli

Në faqen au.active24live më 15 korrik është publikuar një artikull me titullin “Albin Kurti La Pa Fjalë Erdoganin Me Fjalët Që I Tha Për Turqinë!!”.

Artikulli citon fjalimin e kryeministrit Kurti në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Turqisë në Kosovë, në shënim të “Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar të Turqisë” që është mbajtur të premten, më 15 korrik 2022, në Prishtinë.

Lajmi i publikuar në këtë faqe ka në ballinë fotografi të kryeministrit Kurti dhe presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan.  

Në këtë cermoni që është mbajtur në Prishtinë nuk ka marrë pjesë presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalimin e tij të plotë, ka shprehur mirënjohjen ndaj presidentit Erdogan “për mbështetjen që i ka dhënë anëtarësimit të shpejtë të Kosovës në NATO, si një veprim i denjë që do t’i shërbente sigurisë dhe paqes në Ballkan dhe në botë”.

Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar të Turqisë shënohet për të përkujtuar ata që vdiqën në natën mes 15 dhe 16 korrikut gjatë përpjekjes ushtarake për grushtshtet në Turqi në vitin 2016.