array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena se është publikuar linku për 100 eurot për punëtorët sektorit privat

Deklarata

Publikohet Linku Për Të Aplikuar Për 100 Eurot Për Punëtorët E Sektorit Privat

Faqe në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Titulli “Publikohet Linku Për Të Aplikuar Për 100 Eurot Për Punëtorët E Sektorit Privat” është i rremë, pasi nuk është publikuar linku në të cilën mund të aplikojnë për 100 euro punëtorët e sektorit privat. Për më tepër, ndarja e 100 eurove për punëtorët e sektorit privat ishte bërë në muajin prill, ndërsa qytetarët kanë pasur mundësi të aplikojnë deri me 20 maj 2022. Në pakon e re të Qeverisë së Kosovës për tu përballur me rritjen e çmimeve nuk do të ndahen nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat. Qeveria do të bëjë “subvencionimin prej 50 për qind të rritjes së pagës deri në 100 euro për punëtorët e sektorit privat për tre muajt e parë”. 

Artikulli

Ueb faqja online lajme.koranews.24.com ka publikuar një artikull me titull “Publikohet Linku Për Të Aplikuar Për 100 Eurot Për Punëtorët E Sektorit Privat.”

E njëjta përmbajtje është publikuar edhe në disa faqe në Facebook si Gazeta Lideri, Portali 24, Gazeta Edukata dhe Gazeta Direkte.

Në brendi të tekstit është vendosur një link, përmes të cilit faqja pretendon se është linku në të cilin punëtorët e sektorit privat mund të aplikojnë për shtesën prej 100 eurove.

Lajmi i publikuar është i rremë. Nëse klikohet linku që është publikuar në këtë artikull, hapet një faqe në të cilën thuhet se “afati për aplikim ka përfunduar”.

Ndarja e 100 eurove për punëtorët e sektorit privat si dhe studentëve ishte bërë në prill të vitit 2022, si pjesë pakos së Qeverisë në prill të këtij viti. Faqja ishte e qasshme për aplikim deri më 20 maj 2022.

Në fillim të muajit shtator të vitit 2022, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave Hekuran Murati prezantuan një pako të re për tu përballur me rritjen e çmimeve.

Në këtë pako kanë qenë të përfshirë edhe zyrtarët publikë për të cilët është thënë se do të ndahen nga 50 euro nga muaji shtator.

Tutje është thënë se kjo pako përfshinë subvencionimin e faturës së rrymës për ata që kursejnë energji elektrike, dyfishimin e asistencës sociale, 100 euro për pensionistët, studentët dhe punëtorët e ndërmarrjeve publike, subvencionim prej 50 për qind të rritjes së pagës deri në 100 euro, për punëtorët e sektorit privat për tre muajt e parë dhe projektligji për punë publike për kompensimin e inflacionit për materiale ndërtimore dhe punë përcjellëse.