array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}
array(1) {
  [0]=>
  array(9) {
    ["id"]=>
    int(2485495)
    ["url"]=>
    string(30) "https://kallxo.com/krypometer/"
    ["title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["object_type"]=>
    string(6) "custom"
    ["object_id"]=>
    string(7) "2485495"
    ["classes"]=>
    array(4) {
      [0]=>
      string(0) ""
      [1]=>
      string(9) "menu-item"
      [2]=>
      string(21) "menu-item-type-custom"
      [3]=>
      string(23) "menu-item-object-custom"
    }
    ["children"]=>
    array(7) {
      [0]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492490)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=1"
        ["title"]=>
        string(11) "E vërtetë"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492490"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [1]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492491)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=2"
        ["title"]=>
        string(23) "Pjesërisht e vërtetë"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492491"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [2]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492492)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=3"
        ["title"]=>
        string(6) "Me kos"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492492"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [3]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492493)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=4"
        ["title"]=>
        string(6) "Rrenë"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492493"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [4]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492495)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=5"
        ["title"]=>
        string(16) "Rrenë e kryptë"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492495"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [5]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492496)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=6"
        ["title"]=>
        string(20) "Qëndrim i ndërruar"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492496"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [6]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492497)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=7"
        ["title"]=>
        string(18) "Hetimet vazhdojnë"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492497"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
    }
    ["description"]=>
    string(0) ""
    ["parent"]=>
    string(1) "0"
  }
}

Rrena se është marrë vendimi për shtrenjtim të rrymës për 35%

Deklarata

Merret Vendimi! Rryma shtrenjtohet për 35% nga 1 prill 2025

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Informacioni se “Merret Vendimi! Rryma shtrenjtohet për 35% nga 1 prill 2025”- është i rremë. Pretendimet se tashmë Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka vendosur për shtrenjtim të energjisë elektrike është i rremë. Në një përgjigje për Krypometër, Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka thënë se i kanë pranuar aplikacionet nga KEDS, KESCO dhe KOSTT për të hyrat maksimale të lejuara për vitin 2025, mirëpo deri në marrjen e vendimit për tarifat duhet të ketë një proces të analizimit dhe konsultimit publikë. Vendimi për tarifat e reja pritet të merret në muajin mars 2025 dhe tarifat hyjnë në fuqi nga 01.04.2025.

Artikulli

Më 07.02.2025, faqja në Facebook Klan Kosova ka publikuar (arkiva & arkiva) një inforgrafikë me titull “Merret Vendimi! Rryma shtrenjtohet për 35% nga 1 prill 2025”.

Kjo infografikë është shpërndarë me mbishkimin “Klani mëson se ky vendim tashmë është marrë nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike, por ende nuk është bërë publik”.

Edhe portali Klankosova.tv e ka publikuar lajmin me përmbajtje të njëjtë.

“Sërish do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike, dhe atë për 35 për qind. Sipas burimeve të Klanit, vendimi tashmë është marrë nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike, dhe hyn në fuqi nga 1 prilli, por ende nuk është bërë publik”- thuhet në shkrimin e publikuar në portalin klankosova.tv (arkiva & arkiva & arkiva) . 

Lajmi është shpërndarë edhe nga portalet tjera si Demokracia.com (arkiva), Gazeta Demos (arkiva), Mitrovica Sot (arkiva), Radio 24 Kamenicë (arkiva), Jepi Zë (arkiva), Infokus (arkiva), Veriu info (arkiva), Rekordi (arkiva), Gazeta Kosova.net (arkiva), Vizion Press (arkiva), Portali Magazina (arkiva), Vizion Channel (arkiva), Gazeta Momenti (arkiva), indeksonline.net (arkiva). 

Për të verifikuar këtë informacion, Krypometër ka kërkuar një përgjigje nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, të cilët kanë thënë se bordi i ZRRE-së ende nuk ka marroë vendim për tarifat e energjisë elektrike për vitin 2025. 

Ata kanë thënë se i kanë pranuar aplikacionet nga operatorët e licencuar (KEDS, KESCO dhe KOSTT).

“Në javën që kaloi, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka pranuar aplikacionet nga operatorët e licencuar për përshtatjet e të hyrave të lejuara maksimale, në përputhje me kërkesat ligjore. Këto aplikacione janë aktualisht në proces të vlerësimit nga ZRRE, dhe pas përfundimit të këtij procesi, do të publikohet një raport konsultativ që do të ndahet me publikun për shqyrtim dhe komente”- thuhet në përgjigjen e tyre për Krypometër.

Ata kanë thënë se për këtë proces do të ketë analiza të ekspertëve dhe konsultime publike dhe vendimi për tarifat e reja do të merret në muajin mars.

“Pas përfundimit të procesit të konsultimit publik, pritet të merret një vendim nga ZRRE, i cili do të publikohet në fund të muajit mars”- thuhet në një përgjigje me shkrim të ZRRE-së.

Informacioni se tashmë është marrë vendimi, sipas ZRRE-së, është i rremë.

“Dëshirojmë të theksojmë se çdo deklaratë ose informacion lidhur me rritjen e tarifave të energjisë elektrike në këtë moment është i pavërtetë dhe ka për qëllim dezinformimin e opinionit publik. Këto pretendime nuk kanë asnjë lidhje me të dhënat aktuale të pranuara nga operatorët e licencuar dhe nuk pasqyrojnë procesin e vlerësimit që është duke u realizuar nga ZRRE.”- thuhet në përgjigjen e Rregullatorit të Energjisë.

Edhe pse ende nuk i ka publikuar raportet konsultative, ZRRE-ja i ka sugjeruar palët e interesit që të informohen vetëm nga ZRRE-ja. 

“ZRRE fton të gjitha palët e interesuara dhe qytetarët që për çdo pyetje, shqetësim ose informacion lidhur me këtë proces, të kontaktojnë drejtpërdrejt me ZRRE për të marrë informacionin e saktë dhe të bazuar në procedurat ligjore dhe rregullative të përcaktuara. Angazhimi ynë është të sigurojmë një proces transparent dhe të drejtë, që i shërben interesave të qytetarëve dhe zhvillimit të sektorit të energjisë në përgjithësi”- thuhet në përgjigjen e ZRRE-së.

Krypometër përmes kërkimit në faqen e Zyrës së Rregullatorit të energjisë ka gjetur se aty publikohen gjitha dokumentet e shqyrtimit të tarifave të energjisë elektrike

Kjo zyre fillimisht i publikon kërkesat e kompanieve të sektorit të energjisë (kërkesat e bëra nga KEDS, KESCO dhe KOSTT për vitin 2024) për të hyrat maksimale të lejuara. Më pas, ekspertët e tarifave hartojnë dhe publikojnë Raportet konsultative për të Hyrat Maksimale për secilën ndërmarrje, të cilat janë propozime preliminare për të hyrat dhe për to kërkohen komente në palët e interesit, duke përfshirë kompanitë energjetike, shoqërinë civile, qeverinë dhe deputetet.

Vetëm pasi t’i pranojnë komentet, ZRRE i harton dhe i publikon raportet përfundimtare për të Hyrat Maksimale të Lejuara, të cilët e përcaktojnë edhe nivelin e të hyrave në bazë të të cilave vendoset niveli i tarifave të energjisë elektrike. Procesi i shqyrtimit tarifor që fillon në muajin janar zakonisht përfundon pak para datës 1 prill kur hyjnë në fuqi tarifat e reja për vitin respektivë.

Më 07.02.2025, KALLXO.com ka raportuar se kompanitë e sektorit të energjisë në Kosovë kanë kërkuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) që t’ua lejojë rritjen e të hyrave të lejuara maksimale për vitin 2025 me rreth 145 milionë euro më shumë krahasuar me vitin 2024. 

Nga rreth 400 milionë euro, sa kanë qenë të hyrat maksimale të lejuara për vitin 2024, në vitin 2025 të hyrat maksimale janë kërkuar të jenë rreth 545 milionë euro. Pra, në total është kërkuar rritja e të hyrave për rreth 35%, një rritje që nëse miratohet, atëherë do të përkthehet në shtrenjtim të energjisë elektrike. 

Këto janë shifra të përafërta, pasi shuma e saktë e të hyrave që kërkohet dihet vetëm pasi Zyra e Rregullatorit të Energjisë të publikojë raportin konsultativ, në të cilin bëhen përmirësimet eventuale të kërkesave që i dorëzojnë kompanitë (KESCO, KEDS dhe KOSTT), duke u përfshirë edhe kostot që mbulohen nga ElektroSeveri për pjesën veriore. 

Në bazë të praktikës, Zyra e Rregullatorit të Energjisë nuk ia pranon të gjitha kërkesat e kompanive për shpenzime që ata kanë kërkuar (shih këtu proceset e shqyrtimit të tarifave të energjisë elektrike).