array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena se Edi Rama u sulmua me ‘serum’ në seancën e sotme

Deklarata

Edi Rama sulmohet me serum nga deputetët e opozitës

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Rrenë

Një video e postuar me përshkrim ‘Edi Rama sulmohet me serum nga deputetët e opozitës’ nuk është bërë me 2 shkurt 2023, si po raportohet nga mediat. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk është sulmuar sot me serum. Video që është publikuar është bërë me 14 shkurt 2019, kur në një seancë të Kuvendit të Shqipërisë, deputeti Edi Paloka kishte sulmuar me ngjyrë kryeministrin Rama.

Artikulli

Mediat në Kosovë kanë shpërndarë një video me titullin ‘Edi Rama sulmohet me serum nga deputetët e opozitës’. 

Lajmi është shpërndarë nga Indeksonline, Paparaci, Lajmi.net, InfoShqip.com, Parrotlla.org, GazetaProjekti, Sinjali, Veriu.info, GazetaBlic, Raporto.org, Demokracia, Periskopi, Klina.info e faqe në Facebook si BijatShqiptare, GazetaPrishtina, Gazetainfomedia, Gazetalive.com,

Këto media e kanë shpërndarë këtë video duke pretenduar se është nga seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë, në të cilën opozita shqiptare kishte ftuar kryeministrin Edi Rama në interpelancë, për çështjen e ‘McGonigal’.

“Në Shqipëri është duke u mbajtur seanca e Kuvendit të Shqipërisë. Në këtë seancë Edi Rama u sulmua me “serum” nga deputetët e opozitës. Seanca parlamentare e së enjtes nisi me debate, teksa deputetët e opozitës bllokuan foltoren. Ata kërkonin mocion me debat me Kryeministrin për çështjen “McGonigal”, por kjo kërkesë u rrëzua”- thuhet tutje në lajmin e publikuar.

Ndërsa, portalet tjera raportonin që Rama ishte i pranishëm në seancën e Kuvendit të Shqipërisë.

“Pas bllokimit të foltores për rreth një orë, erdhi kryeministri Rama. Rama u sulmua nga deputetët e opozitës me diçka, që mendohet se është serum, por që shpëtoi duke u mbrojtur nga sigurimi i pranishëm në sallë”- thuhet në lajm.

Në fakt, videon daton që nga 14 shkurti i vitit 2019, kur në një seancë të Kuvendit të Shqipërisë, deputeti Edi Paloka kishte sulmuar me ngjyrë kryeministrin Edi Rama.

Në video shihet edhe Erjon Braqe, që kishte qenë zv.Kryeministër, por ai është dorëhequr në vitin 2021 dhe tash është vetëm deputet i Kuvendit të Shqipërisë. 

Mediat e Shqiërisë raportojnë se kryeministri Edi Rama nuk është paraqitur fare në seancë dhe ka caktuar ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin për interpelancë, por kjo nuk u pranua nga deputetët.