array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=2"
  }
}

Rrena se edhe Kosova mund të udhëtojë në Arabinë Saudite pa viza 

Deklarata

“Lajm i mirë, nga sot shqiptarët do udhëtojnë pa viza edhe në këtë shtet!”

Media

Vlerësimi

Pjesërisht e vërtetë

Titulli i artikullit “Lajm i mirë, nga sot shqiptarët do udhëtojnë pa viza edhe në këtë shtet!”, nuk tregon se bëhet fjalë vetëm për shqiptarët që kanë pasaporta të Republikës së Shqipërisë. Duke publikuar edhe fotografinë e pasaportës së Kosovës lajmi paraqet një informacion të pasaktë pasi vendimi nuk vlen edhe për shqiptarët dhe komunitetet tjera që jetojnë në Republikën e Kosovës të cilët kanë pasaportën e Kosovës. Gjatë raportimit gazetarët nuk guxojnë të falsifikojnë fotografi dhe duhet të raportojnë të vërtetën e plotë. Në këtë rast nuk është zbatuar standardi i raportimit të saktë.

Artikulli

“Lajm i mirë, nga sot shqiptarët do udhëtojnë pa viza edhe në këtë shtet!”, është titulli i një artikulli që është publikuar, më 16 korrik, në faqen “au.active24live.com”.

Në ballinën e lajmit janë vendosur fotografitë e pasaportës së Shqipërisë dhe të Kosovës, ndonëse artikulli flet vetëm për qytetarët e Republikës së Shqipërisë.

Përkundër faktit që në fotografinë që është ilustruar lajmi ka qenë edhe flamuri i Kosovës dhe në titull janë përmend “shqiptarët”, vendimi nuk vlen edhe për shqiptarët dhe komunitetet tjera që jetojnë në Republikën e Kosovës.

Në lajm është treguar se “të gjithë shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza në Arabinë Saudite”, duke iu referuar vendimit që ka ndërmarrë Qeveria e Shqipërisë. 

Në bazë të një vendimi të qeverisë së Edi Ramës, më 5 shkurt 2020, është miratuar memorandumi i bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, për heqjen reciproke të vizave për qëndrim afatshkurtër për mbajtësit e pasaportave diplomatike të shërbimit dhe private për shtetasit e të dyja vendeve.

Për dallim nga pasaporta e Shqipërisë, me pasaportën e Kosovës mund të udhëtosh në shumë më pak vende pa vizë. Kosova vazhdon të mbetet e izoluar nga Evropa për shkak të mosliberalizimit të vizave.

Shqipëria, Bregu i Fildishtë, Domenika, Ekuadori, Gambia, Haiti, Maqedonia Veriore, Mikronezia, Mali i Zi, Territoret Palestineze, Serbia, Shri Lanka, Turqia, Shën Vinsent dhe Grenandine, janë vendet ku kosovarët mund të shkojnë pa viza.