Rrena se COVID-19 largohet nga temperaturat e larta
Deklarata
“Virusin korona e vret nxehtësia, harroni pijet me akull… ja disa këshilla të vlefshme”
Vlerësimi
Rrenë
OBSH: Ekspozimi i juaj në diell apo në temperatura të larta më të larta se 25 grandë NUK e parandalon as nuk shëron COVID-19. Ju mund të merrni COVID-19, pavarësisht sa diell ka dhe sa i nxehtë është moti.
Artikulli
Që nga shpallja e pandemisë së shkaktuar nga virusi COVID-19 në botë janë ngritur hipoteza të ndryshme për zhdukjen e mundshme të virusit.
Në mediumet shqiptare janë publikuar artikuj duke cituar mjekët se “COVID-19 largohet nga temperaturat e larta”, ndonëse kjo gjë është kundërshtuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Në portalin “Telegraf.al” është publikuar artikulli me titullin “Virusi korona e vret nxehtësia, harroni pijet me akull… ja disa këshilla te vlefshme”, duke vazhduar më pastaj portalin tjetër “Joq-albania’ me titullin “Mjeku: Virusi do të vritet në më shumë se 26 gradë celsius”, dhe në “Opinion.al” artikulli me titullin “Ujë i nxehtë dhe ekspozimi në diell, mjeku: Koronavirusi vdes në 26 gradë”.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) muaj më parë në faqen e saj zyrtare ka publikuar një fakt se ekspozimi në diell apo në temperatura të larta më të larta se 25 grandë nuk e parandalon e as nuk shëron COVID-19.
“Ekspozimi i juaj në diell apo në temperatura të larta më të larta se 25 grandë NUK e parandalon as nuk shëron COVID-19. Ju mund të merrni COVID-19, pavarësisht sa diell ka dhe sa i nxehtë është moti. Vendet me mot të nxehtë kanë raportuar raste me COVID-29. Për të mbrojtur veten, sigurohu të pastrosh duart shpesh dhe tërësisht dhe evito prekjen e syve, gojën dhe hundës”, thuhet në faktin e publikuar të OBSH-së.
Studiuesit janë duke u përpjekur të krijojnë një vaksinë kundër COVID-19.
Sipas OBSH-së, nuk ka asnjë ilaç tjetër qe mund të parandalojë ose shërojë COVID-19.
Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë të Internews Kosova dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen si qëndrim i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur.