Rrena se Besarta Jashari do të jetë kandidate për deputete në listë të LVV-së
Deklarata
EKSKLUZIVE: Besarta Jashari, kandidate e VV-së për deputete
Vlerësimi
Rrenë
Lajmi me titullin “EKSKLUZIVE: Besarta Jashari, kandidate e VV-së për deputete”- është i rremë. Besarta Jashari, vajza e heroit Hamëz Jashari nuk do të jetë kandidate për deputete në listën e Lëvizjes Vetëvendosje apo të ndonjë partie tjetër. Në listën e Lëvizjes Vetëvendosje nuk figuron Besarta Jashari, e lajmi ishte dëmantuar paraprakisht nga vëllai i saj, Bekim Jashari dhe zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.
Artikulli
Më 11.12.2024, portali Klankosova.tv (arkiva) ka publikuar një artikull me titull “EKSKLUZIVE: Besarta Jashari, kandidate e VV-së për deputete”.
Ky lajm më pas është ripublikuar edhe në shumë media të tjera, si: Preshevacom video (arkiva), Gazeta Mergata (arkiva), Fokusi Info (arkiva), Podujeva Sot (arkiva), Lajme Shqip (arkiva), TV Papirus (arkiva), Ballkani Info&News (arkiva), NMK-post (arkiva), Populli Videos (arkiva), Situata Veri Mitrovice (arkiva), News a l(arkiva), Gazeta Raporti (arkiva), Inzoom (arkiva), 04 Online (arkiva).
Lajmi fillimisht është demantuar nga vëllau i Besarta Jashari, Bekim Jashari. Ish-Kryetari i Komunës së Skenderajt, me ç’rast thënë se Besarta nuk do të jetë pjesë e asnjë liste elektorale të asnjë partie politike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Familja jonë mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj për të qëndruar jashtë përfshirjes aktive në partitë politike dhe proceset zgjedhore, duke ruajtur angazhimin tonë si përkrahës të paanshëm të zhvillimit të vendit tonë”- ka shkruar Bekim Jashari në profilin e saj në Facebook.
Edhe zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, e ka quajtur si të pavërtetë lajmin për garimin e Besarta Jasharit.
“Lajmi për Besarta Jasharin është i pavërtetë. Ai lajm është brëë me qëllim të krijojē pritshmëri te publiku dhe pastaj të tentojë ta dëshproje atë. Klanks, me certifikatë nga Serbia, nuk e respekton dot familjen Jashari”- ka shkruar Manxhuka në Facebook.
Krypometër, më pas e ka analizuar listën e kandidatëve për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila është publikuar më 12.12.2024, në ora 00:05h.
Besarta Jashari, vajza e heroit Hamëz Jashari. Besarta Jashari ishte e mbijetuara e betejës së Jasharëve që ishte zhvilluar nga data 5 deri më 7 mars 2024. Besarta Jashari nuk është angazhuar në politikë deri më tani, mirëpo ka qenë aktive në jetën publike duke mbajtur fjalime në data të rëndësishme për Kosovën, si dhe duke treguar rrëfimin e saj për media vendore e ndërkombëtare.
Besarta Jashari ka rrëfyer për BBC ngjarjen e tmerrshme të familjes Jashari të datave 5, 6 dhe 7 mars 1998. Në filmime të dokumentarit protagonist është e mbijetuara e vetme e kësaj familjeje, Besarta Jashari.