array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena se Bekim Jashari ka kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje 

Deklarata

LAJMI FUNDIT Bekim Jashari zyrtarisht ne Levizjen Vetevendosje

Media

Vlerësimi

Rrenë

Informacioni i publikuar në disa faqe të internetit dhe i shpërndarë edhe në Facebook me titull: LAJMI FUNDIT Bekim Jashari zyrtarisht ne Levizjen Vetevendosje” është i rremë. Bekim Jashari nuk ka kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje. Lajmi i publikuar bazohet vetëm në një status në Facebook i bërë më 20 shtator 2021 nga Sokol Halili, që ka qenë kundërkandidat i Bekim Jasharit në zgjedhjet lokale që u mbajtën më 2021.

Artikulli

Në faqet e internetit: “lajme.buzz.com”, “news372media.com”, “mediahamro.com”, është publikuar më 30 korrik 2022 një lajm me titullin “LAJMI FUNDIT Bekim Jashari zyrtarisht ne Levizjen Vetevendosje”. 

I njëjti lajm është shpërndarë në disa faqe në Facebook, si: “Telegram.info”, “Prit Pak”, “Janina Press”, “Der Albaner+”, “24Ore”, “Albini për Kosovën”, “ICH BIN Albaner”, “Info Globale”, “Atdheu.net”. 

Këto faqe e kanë shpërndarë këtë lajm gjatë muajit korrik, përkatësisht pjesa më e madhe e shpërndarjeve janë bërë më 30 korrik. Por, në fakt lajmi i njëjtë qarkullon në internet dhe Facebook që nga shtatori i vitit 2021, siç është ky postim nga faqja “Lajme Shqip- Nike”.

Ndonëse në titull thuhet se ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka kaluar zyrtarisht në Lëvizjen Vetëvendosje, në lajm nuk thuhet asgjë zyrtare. Aty citohet një status i ish-kandidatit për kryetar të Skenderajt, Sokol Halilit, i cili kishte shkruar se “në një të ardhme të afërt Bekim Jashari do të kalojë në VV”.

Statusi në “Facebook” është publikuar më 20 shtator 2021, në prag të zgjedhjeve lokale të 2021-ës.

“Mbēshtetēsi i Kurtit para,lajmēron: Bekim Jashari nē njē tē ardhme tē afērt do tē kaloi nē VV. Sokol Halili u bē i njohur pasi shkeli  njē qen duke lobuar pēr Lēvizjen Vetēvendosje dhe Albin Kurtin. Ai tani ēshtē kandidat pēr zgjedhjet lokale nē Skēnderaj. Ai tani ēshtē kthyer kundēr Kryeministrit Kurti dhe Kryetarit tē Skēnderajt z. Bekim Jashari. Ai ka para,lajmēruar se Bekim Jashari do tē kaloi nē VV”, është shkruar në lajmin e publikuar nga “lajme.buzz.com”.

Sokol Halili ka qenë kundërkandidat i Bekim Jasharit në zgjedhjet lokale që u mbajtën më 2021. Bekim Jashari ka kandidur me “Lista e pavarur Ideal”.

Që nga postimi i bërë nga Halili, Bekim Jashari nuk është bërë pjesë e Vetëvendosjes. 

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani, ka konfirmuar për KALLXO.com se nuk është e vërtetë që Bekim Jashari ka kaluar në këtë parti.