array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena se Banka e Shqipërisë ka lëshuar në qarkullim kartëmonedhën me portretin e Adem Jasharit 

Deklarata

Kartëmonedha që na bën krenarë. Faleminderit banka e Shqipërisë

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Rrenë

Një fotografi e kartmonedhës në vlerë 3,000 lek me portret të Adem Jasharit është e rreme. Edhe përshkrimi “kartëmonedha që na bën krenarë. Faleminderit banka e Shqipërisë” është i rremë. Banka e Shqipërisë nuk ka hedhur në qarkullim dhe nuk e ka në plan të hedhë në qarkullim një kartmonedhë në vlerë 3,000 lek me portret të Adem Jasharit.

Artikulli

Më 31 janar 2023 disa faqe në Facebook, si: “Talk.Info”,Trende dhe Aktualitete”,Prishtina News”,Shtosa Me Kg”,Kavaja Lajme”,Gazeta Mega- Pol” dheArena Dardane”, kanë shprëndarë një fotografi në të cilën shihet një kartëmonedhë kinse e Shqipërisë- Lek me figurën e heroit Adem Jashari.

Fotografia në fjalë është shpërndarë me mbishkrim: “Kartëmonedha që na bën krenarë. Faleminderit banka e Shqipërisë”.

Këto faqe pretendojnë se Banka e Shqipërisë ka zyrtarizuar këtë kartmonedhë dhe se sipas tyre do të jetë në përdorim në vlerën e 3,000 lek.

Në kartmonedhën e shpërndarë është shkruajtuar se është material propagandistik, por prap portalet e kanë shpërndarë si kartmonedhë zyrtare.

KALLXO.com i ka shkruar Bankës së Shqipërisë për të marrë përgjigje rreth pretendimeve që janë publikuar nga këto portale. 

Banka e Shqipërisë thotë se ka realizuar plotësimin e serisë së re me gjashtë kartëmonedha dhe se secila prej tyre ka tematikën e përcaktuar dhe të pasqyruar në çdo njërën prej tyre.

“Banka e Shqipërisë  me hedhjen në qarkullim të kartëmonedhave të fundit të serisë së re, 500 dhe 2,000 lek, ka realizuar përfundimisht plotësimin e serisë së re me 6 kartëmonedha. Secila prej kartëmonedhave, pjesë përbërëse e serisë me 6 prerje, ka tematikën e përcaktuar dhe  pasqyruar në çdo njërën prej tyre”- thuhet në përgjigjen e Bankës së Shqipërisë.

Banka e Shqipërisë thotë se nuk e kanë në plan të hedhin në qarkullim kartmonedhë me portret të Komandantit legjendar Adem Jashari.

“Aktualisht Banka e Shqipërisë nuk ka në planet e saj të shtojë në serinë e saj të sapo hedhur në qarkullim, ndonjë kartëmonedhë tjetër me kurs ligjor me përmbajtje të ndryshme nga ato që janë në duart e publikut”- ka konfirmuar Banka e Shqipërisë për KALLXO.com.