Rrena se Arbana Xharra i ka quajtur fëlliqësira të shqiptarisë hoxhallarët
Deklarata
Arbana Xharra: ‘fIIiqësirat’ e shqiptarisë janë hoxhallarët..!
Vlerësimi
Me kos
Titulli i artikullit “Arbana Xharra: ‘fIIiqësirat’ e shqiptarisë janë hoxhallarët..!” është i rremë. Arbana Xharra ka thënë se nuk ka deklaruar se flliqësirat e shqiptarisë janë hoxhallarët dhe as nuk i ka përmendur dy hoxhallarët që janë në fotografinë me të cilën është ilustruar artikulli.
Artikulli
Më 24 maj 2023, faqja “Telegram.info” ka publikuar një tekst me titullin “Arbana Xharra: ‘fIIiqësirat’ e shqiptarisë janë hoxhallarët..!”.
I njëjti artikull është shpërndarë edhe në faqet: “Gazeta Zona” dhe “Revista Globale”.
Në artikull pretendohet se “Arbana Xharra thotë se ‘flliqësira’ e shqiptarisë janë hoxhallarët”.
Tutje në artikull është treguar për një postim që e kishte bërë Arbana Xharra në Facebook, e në të cilin i kishte reaguar hoxhës Omer Bajrami, në të cilin kishte thënë “përfaqësues të këtyre qelbësirave keni me i pasë në parlamentin e Kosovës”.
KALLXO.com ka kontaktuar me Arbana Xharrën, e cila ka thënë se kjo është një dezinformatë sepse ajo nuk e ka thënë një gjë të tillë.
Po ashtu, artikulli përmban foto të hoxhallarëve, Elvis Naçi dhe Shefqet Krasniqi, të cilët nuk janë përmendur fare nga Xharra.