array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}
array(1) {
  [0]=>
  array(9) {
    ["id"]=>
    int(2485495)
    ["url"]=>
    string(30) "https://kallxo.com/krypometer/"
    ["title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["object_type"]=>
    string(6) "custom"
    ["object_id"]=>
    string(7) "2485495"
    ["classes"]=>
    array(4) {
      [0]=>
      string(0) ""
      [1]=>
      string(9) "menu-item"
      [2]=>
      string(21) "menu-item-type-custom"
      [3]=>
      string(23) "menu-item-object-custom"
    }
    ["children"]=>
    array(7) {
      [0]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492490)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=1"
        ["title"]=>
        string(11) "E vërtetë"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492490"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [1]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492491)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=2"
        ["title"]=>
        string(23) "Pjesërisht e vërtetë"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492491"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [2]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492492)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=3"
        ["title"]=>
        string(6) "Me kos"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492492"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [3]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492493)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=4"
        ["title"]=>
        string(6) "Rrenë"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492493"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [4]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492495)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=5"
        ["title"]=>
        string(16) "Rrenë e kryptë"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492495"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [5]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492496)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=6"
        ["title"]=>
        string(20) "Qëndrim i ndërruar"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492496"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [6]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492497)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=7"
        ["title"]=>
        string(18) "Hetimet vazhdojnë"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492497"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
    }
    ["description"]=>
    string(0) ""
    ["parent"]=>
    string(1) "0"
  }
}

Rrena se Agim Veliu do të jetë kandidat në listën e AAK-së

Deklarata

Ekskluzive: Agim Veliu kandidat i AAK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Artikulli me titull “Ekskluzive: Agim Veliu kandidat i AAK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit”- është i rremë. Agim Veliu nuk do të garojë për deputet në kuadër të Listës së koalicionit të udhëhequr nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Në listën e kandidatëve të këtij koalicioni të publikuar më 11.12.2024 nuk figuron emri i Agim Veliut. Deputeti Veliu nuk do të garojë fare për deputet në këto Zgjedhje, pasi ai nuk është përfshirë në listën e kandidatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Veliu ka thënë se askush dhe asnjë forcë nuk mund ta largojë atë nga LDK-ja.

Artikulli

Më 13.11.2024, në rrjetin social Facebook është publikuar një pretendim se deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, do të jetë kandidat nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Zgjedhjet e 09.02.2025.

Ky informacion me titull: “Ekskluzive: Agim Veliu kandidat i AAK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit”- është publikuar nga faqet: Drejt News (arkiva), Spacebuk (arkiva), Gazeta SCANNER (arkiva) dhe SCANNER Plus (arkiva) dhe Podujeva Sot (arkiva).

Në të njëjtën ditë, më 13.11.2024 kishte reaguar edhe deputeti i LDK-së, Agim Veliu, i cili kishte shkruar se “një lajm i rremë i publikuar nga Indeksonline, se kinse unë do të jem në listën e kandidatëve për deputet të AAK-së shpejt është shpërndarë nëpër portale”.

Ai kishte thënë se nuk e ka në plan ta braktisë Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Një lajm i tillë në kohë fushate, përveç që është i rremë, më bën të dyshoj se është i porositur nga ata që duan ta atakojnë personalitetin tim dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës. Por, për të gjithë ata që pretendojnë që në çfarëdo forme të më shohin jashtë LDK-së, e kam një porosi: askush dhe asnjë forcë nuk mund ta largojë Agim Veliun nga LDK-ja. Nëse ju mungojnë klikimet dhe ju duhet të bëni lajme sensacionale, merruni me ata që i ndërrojnë partitë më shpesh se kostumet.”- ka shkruar Veliu në Facebook.

Për të verifikuar këto pretendime, Krypometër ka dërguar pyetje tek Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, mirëpo asnjëra parti nuk ka kthy përgjigje në pyetjet e dërguara.

Meqë, bazuar në rregullat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, data e fundit për dorëzimin e listës së kandidatëve për Zgjedhjet e 09.02.2024 ishte 11.12.2024 në ora 23:59h, Krypometër ka pritur derisa janë finalizuar dhe janë bërë publike listat e të gjitha partive dhe koalicioneve për Zgjedhjet Parlamentare.

Koalicioni “Nisma Socialdemokrate – Konservatorët – E30 dhe Ideal”, me kandidat për kryeministër Ramush Haradinaj, e ka publikuar listën e kandidatëve më 11.12.2024. Në listën e prirë nga Ramush Haradinaj nuk figuron emri i deputetit Agim Veliu.

Por, deputeti Veliu nuk është as në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Aktivitetet politike të Agim Veliut

Agim Veliu aktualisht është deputet në legjislaturën e tetë në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai po ashtu është anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

Emri i Agim Veliut ka qenë në vazhdimësi i përmendur në zhvillimet më të mëdha politike në Kosovë.

Veliu ishte bërë pjesë e Kabinetit qeveritar me kryeministër Albin Kurti në kuadër të koalicionit LVV- LDK, pas Zgjedhjeve të 06.10.2019, Qeveri kjo e cila mori miratimin nga Kuvendi i Kosovës më 03.02.2020.

Por, pak javë më vonë, ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu u shkarkua nga kjo pozitë me vendim të kryeministrit të atëhershëm Albin Kurti.

Krejt kjo situatë erdhi në kohën kur pandemia COVID-19 nisi të shtrihej edhe në Kosovë, përderisa Kurti arsyetoi vendimin e tij pas një deklarate të Veliut, që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme për shkak të infektimeve me COVID-19, qëndrim ky i njëllojtë me ish presidentin Hashim Thaçi.

Si njëri nga zyrtarët më me ndikim në partinë e tij dhe person i afërt i kryetarit Isa Mustafa, Agim Veliu u bë “sebep”, që LDK të kërkonte prishjen e koalicionit me LVV, duke inicuar mosbesim ndaj Ekzekutivit, i cili rezultoi i sukseshëm më 25.03.2020, pas vetëm 50 ditëve në pushtet.

Në vitin 2021, Veliu mbeti edhe jashtë Kryesisë së Partisë së tij. Deri në atë kohë ai mbante pozitën e Nënkryetarit të LDK.

Në anën tjetër, karriera politike e Veliut është e lidhur ngushtë me LDK dhe Podujevën, vendlindjen e tij.

Me profesion jurist, Veliu që nga viti 1990 ka qenë në pozita udhëheqëse të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Podujevë, ku ai kishte qenë Kryetar.

Në vitin 1998, ai u zgjodh si deputet në Parlamentin e Kosovës. Në Zgjedhjet e para pas luftës në vitet 2000, ai u zgjodh Kryetar i Kuvendit Komunal të Podujevës. Veliu ka qenë Kryetar i Podujevës nga viti 2000 deri në vitin 2002, në të cilën pozitë u rizgjodh në vitin 2002.

Në vitin 2004, ai e kishte lënë pozitën e Kryetarit të Komunës, pasi Qeveria i kërkoi të merrte pozitën e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Qeverinë e Kosovës. Në Zgjedhjet e vitit 2007 ai ishte deputet.

Në Zgjedhjet lokale të vitit 2009 ai kandidoi për Kryetar të Komunës së Podujevës, në të cilat ai u zgjodh përsëri si Kryetar. Në Zgjedhjet e fundit amë 2017, ai gjithashtu fitoi Zgjedhjet lokale për pozitën e Kryetarit, për t’u larguar më 2020 që të bëhet pjesë e Qeverisë Kurti.

Ndërkohë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka caktuar 9 shkurtin 2025 si datë për mbajtjen e Zgjedhjeve parlamentare. Presidentja ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin e këtyre Zgjedhjeve.

Koalicioni AAK–NISMA

Më 17.01.2024, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate lidhën marrëveshje për koalicion parazgjedhor. Kjo nuk është hera e parë që AAK dhe Nisma Socialdemokrate bëjnë koalicion. Në Zgjedhjet e vitit 2017, dy partitë patën nënshkruar koalicion parazgjedhor të cilit i ishte bashkuar edhe Partia Demokratike e Kosovës, duke krijuar PAN që doli koalicioni fitues i Zgjedhjeve të atij viti. Në Zgjedhjet e fundit, të vitit 2021, Nisma Socialdemokrate nuk e kishte kaluar pragun zgjedhor, ndërsa AAK pati marrë 7.12% të votave, apo 8 deputetë.