Rrena për vrasje në Fushë Kosovë
Deklarata
Raportohet për një vrasje në Fushë Kosovë
Serbisht: Prijavljeno ubistvo u Kosovo Polju
Vlerësimi
Rrenë
Postimet me titull “Raportohet për një vrasje në Fushë Kosovë”- janë të rreme. Në Fushë Kosovë nuk ka ndodhur ndonjë vrasje më 06.08.2024, mirëpo është plagosur një grua. Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës, të cilët kanë thënë se rasti ka ndodhur më 06.08.2024, rreth orës 07:30. Personi i plagosur është dërguar për tretman mjekësor. Drejtori i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës Naser Syla ka thënë se viktima është në gjendje stabile shëndetësore dhe se tek e njëjta janë duke u kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme.
Serbisht: Postovi sa naslovom “Prijavljeno ubistvo u Kosovo Polju” su lažni. U Kosovo Polju nije bilo ubistva 06.08.2024., već je ranjena jedna žena. Slučaj je potvrdila Policija Kosova, koja je rekla da se incident dogodio 06.08.2024., oko 07:30. Ranjena osoba je prebačena na medicinski tretman. Direktor Hitne pomoći u Kliničkom Univerzitetskom Centru Kosova, Naser Silja, rekao je da je žrtva u stabilnom zdravstvenom stanju i da su kod nje obavljaju svi potrebni pregledi.
Artikulli
Faqja e Facebook “Prishtinapress” (Arkiva) më datë 06.08.2024 ka shpërndarë një postim në të cilin është thënë se një person është vrarë në Fushë Kosovë.
Lajmi më pas është shpërndarë edhe në faqet tjera të Facebook-ut, siç janë: “Meti Channel” (Arkiva), “Al-Press” (Arkiva). Mbishkrimi i këtyre postimeve ishte: “Raportohet për një vrasje në Fushë Kosovë”- pa dhënë detaje të tjera rreth rastit.
Ndërsa faqja “Kosovarja” (Arkiva) e ka publikuar linkun e lajmit në të cilin thuhet se vrasja ka ndodhur në Fushë Kosovë, ndërsa citohet portali Indeksonline.net.
Kosovarja në faqe të internetit e ka ndryshuar titullin në “Raportohet për një gjuajtje me armë në Fushë-Kosovë”- por prapë në artikull thuhet se është fjala për vrasje.
“Një vrasje raportohet të ketë ndodhur në Fushë Kosovë por detaje deri më tani nuk ka përveç Policisë që shihet në vendin e ngjarjes. Në fotografi shihet se Policia ka rrethuar vendin ku raportohet se ka ndodhur vrasja. Indeksonline ka kontaktuar të marr një përgjigje nga Policia e Kosovës por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marr ndonjë përgjigje”- thuhet në lajmin e publikuar në faqen “Kosovarja” (Arkiva).
Për të verifikuar këtë informacion, Krypometër ka kontaktuar me Policinë e Kosovës.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se ka ndodhur një plagosje me armë zjarri, mirëpo nuk ka pasur vrasje si është raportuar.
“Sot rreth orës 07:30 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Bresje- Fushë Kosovë. Personi i plagosur (femër) është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”- ka thënë Ahmeti.
Krypometri ka kontaktuar edhe me drejtorin e Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla.
Ai ka konfirmuar se viktima është në gjendje stabile shëndetësore dhe se tek e njëjta janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme.
“Ende e kemi në observim e mandej vendosim për transferim në klinikë përkatëse”– tha Syla.
Mediat në Kosovë kanë raportuar për plagosjen që ka ndodhur në Bresje të Fushë Kosovës, në afërsi të tregut. Madje janë publikuar edhe video nga momenti i sulmit.
Laž o ubistvu u Kosovo Polju
Facebook stranica “Prishtinapress” (Arhiva) je 06.08.2024. objavila post u kojem je rečeno da je jedna osoba ubijena u Kosovo Polju. Vest je potom podeljena i na drugim Facebook stranicama, kao što su: “Meti Channel” (Arhiva), “Al-Press” (Arhiva). Naslov ovih postova je bio: “Prijavljeno ubistvo u Kosovo Polju”- bez davanja dodatnih detalja o slučaju. Stranica “Kosovarja” (Arhiva) je objavila link vesti u kojoj se navodi da se ubistvo dogodilo u Kosovo Polju, a citiran je portal Indeksonline.net. Kosovarja je na svojoj internet stranici promenila naslov u “Prijavljena pucnjava u Kosovo Polju” – ali u članku se opet navodi da je reč o ubistvu.
“Prijavljeno je da se dogodilo ubistvo u Kosovo Polju, ali detalji za sada nisu poznati osim prisustva policije na mestu događaja. Na fotografijama se vidi da je policija ogradila mesto gde se navodno dogodilo ubistvo. Indeksonline je pokušao da dobije odgovor od Policije Kosova, ali do objavljivanja ove vesti nije dobio nikakav odgovor”- stoji u vesti objavljenoj na stranici “Kosovarja” (Arhiva).
Da bi verifikovao ovu informaciju, Krypometër je kontaktirao Policiju Kosova. Portparolka Policije Kosova za region Prištine, Flora Ahmeti, rekla je da je došlo do ranjavanja vatrenim oružjem, ali nije bilo ubistva kako je prijavljeno.
“Danas oko 07:30 policija je dobila informaciju o ranjavanju vatrenim oružjem koje se dogodilo u Bresju – Kosovo Polje. Ranjena osoba (žena) je prebačena na medicinski tretman. U vezi s ovim slučajem policija je uhapsila jednog osumnjičenog, dok policijski istražitelji u koordinaciji sa tužilaštvom preduzimaju istražne radnje za potpuno rasvetljavanje slučaja” – rekla je Ahmeti.
Krypometer je kontaktirao i direktora Hitne pomoći u Kliničkom univerzitetskom centru Kosova, Nasera Silju. On je potvrdio da je žrtva u stabilnom zdravstvenom stanju i da su kod nje obavljeni svi potrebni pregledi. “Još je imamo pod nadzorom, a zatim ćemo odlučiti o premeštanju na odgovarajuću kliniku” – rekao je Silja.
Mediji na Kosovu su izvestili o ranjavanju koje se dogodilo u Bresju kod Kosovo Polja, u blizini pijace. Čak su objavljeni i video snimci sa trenutka napada.
Shënim: Artikulli është përditësuar më 06.08.2024. Artikullit i është shtuar verisioni serbisht i artikullit pasi postimi I rremë është publikuar edhe në mediat në gjuhën serbe.