array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena për vërshime në “Albi Mall”

Deklarata

Përmbysje NË ZARA Albi MALL PRISHTINA QENDRA TREGTARE

Faqe në TikTok

Vlerësimi

Rrenë

Video që tregon vërshimin e një qendre tregtare nuk është bërë në Kosovë dhe as në “Albi Mall”. Adlum Ramadani, përgjegjës për komunikim me media nga qendra tregtare “Albi Mall” ka thënë se informacioni është i rremë, pasi Albi Mall nuk është vërshuar nga uji.

Artikulli

Më 20 janar 2023 faqja e Tik Tok-ut video.shokuese ka publikuar një video në të cilën shihet se si vërshohet nga uji një qendër tregtare. Video është shpërndarë me mbishkrimin “Përmbysje NË ZARA Albi MALL PRISHTINA QENDRA TREGTARE”.

Por, objekti i Albi Mall e as lokali i brendit “Zara” nuk është vërshuar nga uji.

Adlum Ramadani, përgjegjës për komunikim me media nga qendra tregtare “Albi Mall” ka thënë se iinformacioni është i rremë.

“Në lidhje me videon që e keni parë tashmë dhe që po qarkullon, ju njoftoj se e njëjta nuk është e realizuar në Albi Mall, pra nuk është nga ambientet tona. Kushdo që e ka shpërndarë një lajm të tille, do të mbajë përgjegjësi për të pasi që ne do tq angazhojmë zyrën tonë ligjore për ta ndjekur si rast deri në fund” – ka thënë Ramadani për KALLXO.com