array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena për vdekjen e pesë personave

Deklarata

Ak si.dent i tm ershëm/ Furgoni del nga rruga 5 persona h umbin jetën, një vajz e v ogël…

Faqe në Internet

Vlerësimi

Rrenë

Artikulli me titulli i “Aksident i tmershëm/ Furgoni del nga rruga 5 persona humbin jetën, një vajz e vogël…” i publikuar me 15 nëntor 2022, është i rremë. Në muajin nëntor të vitit 2022 nuk ka ndodhur asnjë aksident në Shqipër në të cilin kanë mbetur të vdekur 5 persona. Aksidenti, të cilit i referohen në artikull, ka ndodhur më 26 gusht 2021. Artikulli i publikuar në facebook me 15 nëntor 2022 është ilustruar me një fotografi dhe video të aksidentit që ka ndodhur në vitin 2021.

Artikulli

Më 9 nëntor 2022, në faqen e internetit “shqip.mynews24hr” është publikuar artikulli “Aksident i tmershëm/ Furgoni del nga rruga 5 persona humbin jetën, një vajz e vogël…”.

Artikulli i njëjtë është shpërndarë më 15 nëntor 2022 në faqet e Facebook-ut “Maringlen”, “Pres Al” dhe “Lajm Shqip”.

“Nje aksident i tmershem ndodhi ne shqiperi kur nje furgon duke ecur ruges si duket ndonje automjet i pret rugen dhe furgoni del nga rruga me crast humben jeten 5 persona dhe arin te shpeton vetem nje vajze”- thuhet në artikullin e publikuar, në të cilin nuk tregohet as vendi e as koha kur ka ndodhë aksidenti.

Në artikull nuk citohet asnjë burim kredibil që e mbështetë titullin e artikullit. 

Aksidenti nuk ka ndodhur në muajin nëntor të vitit 2022, por i njëjti aksident ka ndodhur më 26 gusht 2021

Artikulli i publikuar në facebook me 15 nëntor 2022 është ilustruar me një fotografi dhe video të aksidentit që ka ndodhur në vitin 2021.

Pra, detajet e aksidentit të ndodhur në gusht të vitit 2021 janë publikuar si informacione dhe si aksident që ka ndodhur në nëntor 2022. 

Gazetarët janë të obliguar të tregojnë kohën kur ka ndodhur një aksident duke u referuar në burime zyrtare.