array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena për vdekjen e Isa Mustafës 

Deklarata

Lajmi i fundit: Vdes Mustafa

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Rrenë

Titulli i artikullit “Lajmi i fundit: Vdes Mustafa” dhe i ilustruar me fotografinë e ish-kryeministrit, Isa Mustafa është i rremë. Isa Mustafa nuk ka vdekur. Kjo media duke mos e publikuar emrin e personit që ka vdekur dhe duke e ilustruar me fotografin e Isa Mustafës ka prodhuar në informacion të rremë. Sot ka vdekur Ragip Mustafa, vëllau i ish-kryeministrit, Isa Mustafa.

Artikulli

Në faqen e internetit “mergimtari.net” është publikuar me datën 6 tetor 2022 një informacion me titullin “Lajmi i fundit: Vdes Mustafa”.

Ky lajm është ilustruar me fotografinë e ish-kryeministrit Isa Mustafa.

Kjo përmbajtje është shpërndarë në faqen e Facebook-ut “Dardania Press” me datën 6 tetor 2022.

Përderisa në titull është thënë se “Vdes Mustafa” brenda në artikull thuhet se ka vdekur Ragip Mustafa, vëllai i ish-kryeministrit, Isa Mustafa.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarë të Isa Mustafës në rrjetin social “Facebook”.