array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena për vdekjen e aktorit Mirush Kabashi

Deklarata

Vdes në moshën 73 vjeçare, aktori i madh shqiptar Mirush Kabashi

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Rrenë

Mirush Kabashi nuk ka vdekur. Vet aktori ka thënë se është mirë me shëndet, por ka thënë se është lajm i rremë që publikohet për herë të dytë brenda dy viteve. Herën e parë, në vitin 2021 portalet kishin raportuar për vdekjen e Kabashit.

Artikulli

Shkruar nga Diellza Berisha 

Në janar 2023, disa faqe të internetit kanë publikuar një artikull me titull “Vdes në moshën 73 vjeçare, aktori i madh shqiptar Mirush Kabashi”.

Lajmi është shpërndarë në disa faqe në Facebook, si: “Korrespodenti.com”, “Gazeta Papirus”, “Gazeta Intro”, “Drenica”. Shumë prej mediave të cilat e kanë publikuar lajmin e kanë fshirë atë, pasi ishte vetë aktori që e demantoi lajmin.

KALLXO.com kontaktoi me Kabashin, i cili tha që mediat po mundohen disa herë të më shpallin të vdekur.

“Unë jam gjallë, mos u shqetësoni, të paktën këtë shqetësim ia hiqni njerëzve, demantojeni një lajm i cili po përsëritet, që është i rremë, si duket ka efekte”- tha Kabashi për KALLXO.com.