array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Rrena për Sigurimin Fizik të Kompleksit Memorial “Adem Jashari”

Deklarata

Idriz Blakaj: Ka roje 24 orë. Kompania është e obliguar 24 orë me menaxhu me mirëmbajtje, me roje e me krejt. Nëse i ka thanë dikush (Jusuf Thaçit) e ka mashtru… 75 mijë euro në vit i paguan Qeveria e Kosovës për mirëmbajtje dhe menaxhim të kompleksit 24 orë. Domethënë, me roje, me pastrim dhe gjithçkafit çka ndodh aty edhe mundem me thanë që mirëmbajtja dhe roja janë 100% në rregull.

Idriz Blakaj

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Kompleksi Memorial “Adem Jashari” nuk ruhet 24 orë nga rojat fizike. Qëndrimi i personave të kompanisë së kontraktuar për mirëmbajtje nuk është rojë fizike, sepse e njëjta nuk paguhet nga Agjencia për këtë shërbim dhe nuk ka asnjë përgjegjësi nëse eventualisht ndodh ndonjë vjedhje. Jusuf Thaçi kishte të drejtë. Kompania e kontraktuar për mirëmbajtje ka thënë se punëtorët e saj janë të obliguar t’i ruajnë vetëm asetet e kompanisë. Kjo është konfirmuar edhe në dosjen e tenderit për mirëmbajtje. Përveç dokumenteve që e kanë përgënjeshtruar kreun e Agjencisë, KALLXO.com ka bërë hulumtime edhe në terren. Gjatë vizitës së ekipit të KALLXO.com në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në orët e vona, nuk është hasur asnjë rojë dhe ekipi ka lëvizur nëpër kompleks pa u penguar nga askush.

Artikulli

Gjatë debatit të mbajtur në Emisionin ‘Jeta në Kosovë’, drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Memorialeve, Idriz Blakaj kishte një debat të gjatë me Jusuf Thaçin rreth sigurimit fizik të Kompleksit memorial Adem Jashari. Blakaj disa herë ka insistuar se Kompleksi Memorial “Adem Jashari” ruhet 24 orë nga rojat. Ai madje disa herë i ka thënë Thaçit se nuk po e thotë të vërtetën sa i përket mungesës se rojeve.

Krypometri ka gjetur se Blakaj është ai që nuk e ka thënë të vërtetën sa i përket rojave.

Debati ka nisur me konstatimet e Jusuf Thaçit se sigurimi fizik i kullave të Jasharëve është nevojë emergjente, sepse siç është tash mund të dëmtohet nga secili qytetar i Kosovës.

“Shtëpitë duhet të ruhen nga rojet 24 orë, po flas për tri objektet në kuadër të kompleksit për shkak se secili njeri e ka mundësinë që ta dëmtojë për qëllime të këqija, apo për të marrë ndonjë suvenir”, ka thënë Thaçi.

Tutje ai ka treguar se kompania e kontraktuar nga agjencia për mirëmbajtje nuk e ka në kontratë edhe sigurimin fizik të kompleksit memorial.

“Z. Blakaj ka insistuar se atje ka roje, ndërsa këto ditë jam kontaktuar nga kompania që është përgjegjëse për mirëmbajtje dhe ata me kanë thënë se kanë roje për nevojat e veta, por jo për kompleksin dhe kullat.  Është detyrë e mediave që të kërkojë nga kompania apo Agjencia që të dëshmojë linjat buxhetore që parashihen për roje. E dyta, nuk ka kamera të sigurisë”, ka thënë Thaçi.

Blakaj ka insistuar se kompleksi ruhet 24 orë nga rojat.

“Unë i kam thënë 100 herë dhe po i them që ka roje 24 orë. Kompania është e obliguar 24 orë me menaxhu me mirëmbajtje, me roje e me krejt. Nëse i ka thanë dikush e ka mashtru. Vazhdimisht ka roje, asnjëherë nuk ndodhë mos me pas roje”, ka thënë Blakaj.

Ai e ka pranuar që kamera të sigurisë nuk ka, mirëpo është zotuar se ato shumë shpejt do të vendosen.

Jusuf Thaçi ka kërkuar nga Blakaj që ta dëshmojë nëse në kontratën për mirëmbajtje figuron edhe linja për roja fizike.

Blakaj ka thënë se roja nuk është vetëm për kullat, mirëpo për krejt kompleksin. Ai pastaj është pyetur nga autorja e Emisionit Jeta në Kosovë, “Domethanë nuk ka linjë të veçantë për roje”?

“Qysh nuk ka more? Ka”, është përgjigjur Blakaj.

Tutje, Blakaj ka dhënë detaje të kontratës që ka me kompaninë për mirëmbajtje.

“75 mijë euro në vit i paguan Qeveria e Kosovës për mirëmbajtje dhe menaxhim të kompleksit 24 orë. Domethënë, me roje me pastrim dhe gjithçkafit çka ndodh aty edhe mundem me thanë që mirëmbajtja dhe roja janë 100% në rregull. Deri më sot asnjë vërejtje, përveç Jusuf Thaçit, nuk e ka dhënë asnjë qytetar i Kosovës, nuk ka humbë asnjë tullë”, ka thënë ai.

Krypometri, si vërtetues i fakteve, ka filluar hulumtimin e të gjitha pretendimeve të ngritura nga Blakaj dhe Thaçi sa u përket rojave.

Ekipi i KALLXO.com tri herë e ka vizituar kompleksin memorial “Adem Jashari”. Vizitën e parë e ka bërë në orën 19:00 me datën 23 shkurt 2017. Gazetari i KALLXO.com ka shkuar te varrezat e afër kullave, mirëpo nuk është ndaluar nga asnjë person dhe as nuk ka hasur në rojë fizike.

Në të njëjtën ditë është vizituar në orën 21:00. Serish nuk është hasur asnjë rojë fizike e kompleksit. Është bërë edhe një vizitë më datën 24 shkurt në orën 9:00. Janë hasur shumë qytetarë, por edhe punëtorë që kanë punuar në mirëmbajtje, por nuk ka pasur person me uniformë si rojë fizike.

Përveç vizitës së kompleksit, KALLXO.com ka bërë hulumtim në dokumentet e tenderit për mirëmbajtjen e Kompleksit Memorial “Adem Jashari”.

Agjencia për Menaxhimin e Memorialeve e ka nënshkruar kontratën prej 215 mijë euro me konzorcimin “100% Desing & Graniti” për mirëmbajtjen e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” për tri vjet (36 muaj).

dosjen e tenderit për këtë aktivitet të prokurimit janë specifikuar saktë kërkesat, përkatësisht punët që do t’i kryejë kompania kontraktuese.

Në kërkesat minimale profesionale që duhet të plotësojë kompania që të hyjë në garë për të marrë kontratën për mirëmbajtjen e Kompleksit Memorial ‘Adem Jashari’ nuk është kërkuar që kompania të jetë e licencuar nga Ministria e Punëve të Brendshme me licencë për ofrimin e shërbimeve të sigurimit. Kompanitë që nuk janë të licencuara nuk mund të ofrojnë shërbime të sigurimit.

Shërbimet e sigurimit nga kompanitë private rregullohen me “Ligjin për Shërbimet e Private të Sigurisë”.

Neni 3 i këtij ligji kërkon që kompanitë dhe punëtorët e saj duhet të pajisen me licenca për të ofruar shërbime të sigurimit.

“Shërbimet e sigurimit ofrohen vetëm nga kompanitë private të sigurimit, të licencuara dhe të autorizuara në pajtim me këtë ligj”, thuhet në nenit 3, pika 1.

Pika e dytë e të njëjti nen thotë se “shërbimet e sigurimit ushtrohen vetëm përmes punëtorëve të licencuar të sigurimit në pajtim me këtë ligj”.

Neni 10 i këtij ligji thotë kompanitë e sigurimit duhet të pajisjen me licenca të ndryshme varësisht nga shërbimet që i ofron: shërbimet themelore të sigurimit, shërbimet e mbrojtjes së afërt, shërbimet e TPG-së, shërbimet e vëzhgimit elektronik të pronës, shërbimet e sigurimit të tubimeve publike.

Aplikantët duhet të plotësojnë kushtet e përcaktuara me këtë ligj dhe të kalojnë verifikimin e së kaluarës para se t’u jepet licenca për të ofruar shërbimet e sigurimit. Aplikantët duhet të aplikojnë për licencë për secilin shërbim të sigurimit të përcaktuar në paragrafin 1. të këtij neni”, thuhet në pikën 3 dhe 4 të nenit 10 të këtij ligji.

Përveç kësaj, në dosjen e tenderit, te përshkrimi i çmimeve janë listuar të gjitha punët që do të kryhen nga kompania, mirëpo në asnjë vend nuk ceket edhe sigurimi fizik i kompleksit memorial, apo kullave.

“Mirëmbajtja, stabilizimi, rivendosja, pastrimi sipas nevojës, shkëlqimi, lyerja me impregrant të mermerit të varreve ose ndërrimi ndonjë elementi (pllakë, poç, etj), krasitja, përpunimi i dheut përreth drunjve, mbjellja e luleve sezonale, prerja e barit sipas projektit  dhe mirëmbajtja e tij, pastrimi i borës, përkujdesen për mirëmbajtja e sistemit të ngrohjes, ventillimit, klimatizimit, sistemit të ujitjes,  sistemit të riciklimit të lumit, sistemit të shatërvanit, sistemit të ujësjellësit të WC-ve, sistemit të kanalizimit, në qendër të kompleksit, sistemit të kanalizimit atmosferik, sistemit të drenazhimit të shesheve dhe drenazhës së gjelbërimit”, thuhet në dosjen e tenderit.

Madje, në kërkesën për ofertim ku kompanitë është dashur të ofertojnë me ndonjë çmim për secilin pozicion, nuk është paraparë edhe mirëmbajtja e oborrit përreth kullave.

Kjo është konfirmuar edhe nga kompania që e ka kontratën trivjeçare për mirëmbajtjen e Kompleksit Memorial “Adem Jashari”.

“Mund t’ju konfirmoj që në kontratën e mirëmbajtjes së KM ‘Adem Jashari’ në Prekaz nuk ka të përfshirë sigurim fizik. Detajet tjera janë pjesë e organizimit të brendshëm të kompanisë”, ka thënë për KALLXO.com, Hajrullah Llushtaku nga konzorciumi i kompanive “100% Desing & Graniti”.

Këtë ajo e ka dëshmuar përmes pjesëve të kontratës që dëshmohen punët që duhet të kryhen me këtë kontratë.

Në rastet kur ofrimi i shërbimeve të sigurimit nuk është i përcaktuar me kontratë, atëherë kompania as nuk paguhet për ofrimin e këtij shërbimi, por as nuk ka përgjegjësi në rast se vidhet apo dëmtohet diçka në këtë kompleks, sidomos në kulla.