array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena për shfuqizim të ligjit për paga

Deklarata

Shfuqizohet Ligji për Paga sërish, nuk dihet koficienti”

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Rrenë

Titulli i artikullit “Shfuqizohet Ligji për Paga sërish, nuk dihet koficienti” është i rremë. Ligji për paga nuk është shfuqizuar. I njëjti është nënshkruar nga Presidentja Vjosa Osmani më 4 janar 2023, ndërsa është publikuar në gazetën zyrtare me 5 janar 2023. I njëjti pritet të hyjë në fuqi një muaj pas publikimit në gazetën zyrtare.

Artikulli

Më 18 janar 20023 faqja “SuharekaNews.com” publikoi një lajm me titull “Shfuqizohet Ligji për Paga sërish, nuk dihet koficienti”.

Artikulli fillon me konstatimin se ligji për paga “mund të shfuqizohet”. Por, në titull është konstatuar se shfuqizmi i ligjit është çështje e kryer.

I njëjti lajm me po këtë titull është shpërndarë edhe në disa faqe në Facebook, si: “Gazeta”, “Theranda Express”.

Ligji për paga nuk është shfuqizuar. Ligji i pagave është miratuar në dhjetor të vitit 2021. Në këtë ligj janë caktuar koeficintet për secilën pozitë, mirëpo nuk është përfshirë vlera e koeficientit. 

Ligji është dekretuar tashmë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe është publikuar në Gazetën Zyrtare.

Në ligjin për buxhet të vitit 2023 është përcaktuar që buxheti për paga në sektorin publik do të jetë 745 milionë euro.