array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Ragip Begaj, Debat Pernime, Malishevë. Foto: Atdhe Mulla

Rrena për rrugën për tek ujëvara e Mirushës

Deklarata

Ragip Begaj: Rruga për në ujëvarën e Mirushës ka fillu, veç është duke u punuar, besoj që në 6 mujorin e ardhshëm ka me u kry

 

Ragip Begaj

Vlerësimi

Me kos

Komuna e Malishevës ia ka vënë fajin Ministrisë së Infrastrukturës për rrugën për në ujëvarat e Mirushës. Por, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj i kishte marr meritat për këtë rrugë gjatë kohës kur po i kërkonte votat për një mandat të ri dhe nuk kishte thënë se projekti është i ministrisë së Infrastrukturës. Vonesat në realizimin e projekteve kanë ndikim negativë tek qytetarët e asaj ane, por edhe për turizmin marrë parasysh rendësin e saj.

Artikulli

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj në debatin për kryetar të komunës të mbajtur në fund të vitit 2017 kishte deklaruar se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018 do të përfundonte rruga që të çon tek ujëvara e Mirushës.

“Rruga për në ujëvarën e Mirushës ka fillu, veç është duke u punuar, besoj që në 6 mujorin e ardhshëm ka me u kry”, kishte premtuar Begaj.

KALLXO.com ka dërguar pyetje në Komunën e Malishevës nëse ky premtim është mbajtur nga ana e kryetari dhe sipas përgjigjes së tyre, kjo rrugë ende nuk ka përfunduar.

“Përndryshe, rrugën për në ujëvarat e Mirushës, është duke e rregulluar Ministria e Infrastrukturës dhe ende nuk ka përfunduar”, potencohet në përgjigjen e Komunës së Malishevës.