array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena për reduktimin e numrit të kontratave mbi vepër

Deklarata

Këtë vit nuk ka më shumë se 4-5 raste në komunën tonë dhe këtë do të mund ta vërtetojë auditori.

Faruk Mujka

Vlerësimi

Rrenë

Auditori ka gjetur se në vitin 2019 kishte 23 persona të angazhuar me Marrëveshje për Shërbime të Veçanta, që njihet ndryshe si kontrata mbi vepër. Ky numër është për 18 persona më shumë se sa që kishte deklaruar nën-kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut. Kontratat mbi Vepër janë dobësi e evidentuar edhe nëpër institucione të tjera pasi angazhimi i këtyre personave po bëhet pa procedura të rekrutimit dhe për pozita të zakonshme.

Artikulli

Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin për Komunën e Mitrovicës së Jugut për vitin 2019 ka evidentuar disa shkelje dhe dobësi në fusha të ndryshme.

Në debatin e BIRN-it për gjetjet dhe rekomandimet e Auditorit që është mbajtur vitin e kaluar, nënkryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faruk Mujka sa i përket angazhimit të personave për shërbime të veçanta apo kontrata mbi vepër, kishte premtuar se në vitin 2019 nuk do të kishte më shumë se 4-5 raste të këtyre punësimeve.

Por, Auditori ka gjetur se në vitin 2019 Komuna e Mitrovicës kishte 23 persona të angazhuar përmes marrëveshjes për shërbime të veçanta.

“Këtu u përmendën edhe kontratat mbi vepër, të cilat kanë qenë dobësi e të gjitha komunave, por të cilat fatmirësisht në çdo komunë edhe te ne janë duke u zvogëluar në mënyrë drastike dhe mendoj se këtë vit nuk ka më shumë se 4-5 raste në komunën tonë dhe këtë do të mund ta vërtetojë auditori”, ka thënë nënkryetari i komunës Faruk Mujka në debat.

Ndërkaq, në raportin për vitin 2019, Auditori ka bërë të ditur se nga 23 të angazhuar përmes marrëveshjes për shërbime të veçanta, në katër raste, komuna kishte lidhur marrëveshje për shërbime të veçanta pa procedurë rekrutimi dhe në të katër rastet, të angazhuarit ishin për pozita të rregullta dhe nuk kishin të bënin me punë specifike.