array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Rrena për publikimin e reagimit të Rifat Jasharit

Deklarata

Ja si reagoj Rifat Jashari kur e pa njeriun qe ngjan shumë me Adem Jasharin (VIDEO)

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Me kos

Titulli i artikullit “Ja si reagoj Rifat Jashari kur e pa njeriun qe ngjan shumë me Adem Jasharin (VIDEO)” është i rremë. Përmbajtja e artikullit nuk e mbështet titullin e vendosur. Aty nuk është publikuar asnjë citat i Rifat Jasharit e as nuk është përfol ndonjë reagim i tij ndaj personit që ngjanë me Adem Jasharin. 

Artikulli

Më 4 mars 2023, faqja në Facebook “Lajme Global” publikoi një artikull me titullin “Ja si reagoj Rifat Jashari kur e pa njeriun qe ngjan shumë me Adem Jasharin (VIDEO)”.

Kjo përmbajtje është shpërndarë edhe në disa faqe të “Facebook-ut”, si: “Atdheu Lajm”, “News66shqip.al”, “Shqipëria”, “Rruga Shqiptare” dhe “Rajoni sot”.

Artikull i referohet videos së një interviste të ushtari me emrin Bekim Hoti në emisionin “Kojshia Show” të realizuar më datën 30 nëntor 2022 me titullin “Ja si reagoj Rifat Jashari kur e pa njeriun qe ngjan shumë me Adem Jasharin”.

Por brenda në tekst nuk është shkruar asnjë rresht se si ka reaguar anëtari i familjes Jashari, Rifat Jashari kur e ka parë “njeriun që ngjason me komandatin legjendar Adem Jashari”.

Përmbajtja nuk përmban asnjë reagim të Rifat Jashari përveç se që tenton të orientojë lexuesit te linku i emisionit