array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena për prurjen e Andi Zeqirit te Kosova

Deklarata

Mediat kishin raportuar se Andi Zeqiri do t’i bashkohej kombëtares së Kosovës në futboll. Më vonë ishte deklaruar edhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi.

Mediat

Vlerësimi

Rrenë

Ardhja e Zeqirit te Kosova nuk ndodhi. 21 vjeçari vazhdoi të luajë për Zvicrën U21. Zeqiri paraqitjen e fundit për Zvicrën U21 e pati më 16 nëntor, ndaj Francës.

Artikulli

Sulmuesi Andi Zeqiri mbetet emri më i përfolur në vitin 2020 në raport me kombëtaren e Kosovës. Zeqiri aktualisht është duke i mbrojtur ngjyrat e Kombëtares së Zvicrës U21.

media ishte raportuar se Andi Zeqiri do t’i bashkohej kombëtares së Kosovës.

“Andi ka edhe një ndeshje me Kombëtaren U21 të Zvicrës ndaj Francës dhe duhet ta zhvillojë atë pasi është shumë e nevojshme. Pas asaj ndeshje ai edhe zyrtarisht do t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës A dhe tani kjo është e sigurt. Besoj që ai do të ftohet në grumbullimin e radhës, por në fund është trajneri Bernard Challandes që vendos se kur do të ftohet. Por ajo që është e sigurt është se Andi ka zgjedhur që të luaj për Kosovën A”, kishte deklaruar kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovë, Agim Ademi më 19 qershor.

Ardhja e Zeqirit te Kosova nuk ndodhi. 21 vjeçari vazhdoi të luajë për Zvicrën U21. Zeqiri paraqitjen e fundit për Zvicrën U21 e pati më 16 nëntor, ndaj Francës.

Madje më 29 tetor të këtij viti Drejtori i përfaqësueseve të Zvicrës, Pierluigi Tami, kishte  konfirmuar se Andi Zeqiri dëshiron të luajë për ‘helvetasit’ duke i hedhur poshtë deklaratat e  kryetarit të FFK-së Agim Ademi.

“Ne jemi rregullisht në kontakt me Andi Zeqirin. Ai sot na ka kumtuar se edhe mëtutje dëshiron të luajë për Zvicrën. Ai e ka bërë këtë deri më tash me shumë kënaqësi dhe vullnet. Ne në këtë kohë, ku ka pasur deklarime tjera për të ardhmen e tij, do ta mbështesim dhe shoqërojmë, siç e kemi bërë deri më tash”, kishte deklaruar drejtori i përfaqësueseve të Zvicrës, Pierluigi Tami, raporton “Blick”.

Se Andi Zeqiri nuk e ka ndërmend të vijë te Kosova e ka konfirmuar edhe agjenti i 21 vjeçarit, Michel Urscheler, nga Gold Kick SA.

“Kompania Gold Kick SA dëshiron të njoftojë se futbollisti me shtetësi të Zvicrës dhe Kosovës, Andi Zeqiri, sot i ka dërguar një letër Federatës së Futbollit të Zvicrës, në të cilën e ka konfirmuar se edhe mëtutje dëshiron të luajë për përfaqësuesen e Zvicrës. Kjo duhet (momentalisht) të ndalë spekulimet dhe informatat, që kanë dalë nga mediume të ndryshme ndërkombëtare”, kishte shkruar agjenti i tij në Facebook.

Kombëtarja e Kosovës kualifikimet për Kampionatin Botëror “Qatar 2022”, do t’i nisë më 28 mars ndaj Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, kurse Andi Zeqiri vazhdon të luajë për Zvicrën.

Kujtojmë se Andi Zeqiri iu ka bashkuar skuadrës së njohur angleze Brighton më 1 tetor nga Luasanne.

Zeqiri i ka luajtur 9 ndeshje duke i shënuar 9 gola për Zvicrën U21.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian”.