array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena për numrin e zyrtarëve të PDK-së me aktakuza

Deklarata

Nuk është e saktë ajo që ka filluar me tre njerëz, fatmirësisht janë veç tre njerëz në PDK, fatkeqësisht që është cilido, por fatmirësisht që janë vec tre njerëz që kanë aktakuza e që kanë pozicione publike. Gjemi edhe tre tjerë, Zenun Pajaziti ka mandat nga populli

Memli Krasniqi

Vlerësimi

Rrenë

Premtimi i Kadri Veselit nuk ishte për largimin e personave me aktakuza nga pozitat në qeveri, por ishte edhe për pozitat në parti. Nuk janë vetëm tre njerëz në organet e PDK-së me aktakuza. Sami Lushtaku e Adem Grabovci vazhdojnë të jenë pjesë e Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së. Të dytë ende kanë aktakuza të ngritura. Grabovci është pjesë e aktakuzës për rastin Pronto. Besim Beqaj që ishte në të njëjtën aktakuzë ishte detyruar të lirojë detyrën e ministrit, por Grabovci është parë në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së.

 

Artikulli

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se i pari i kësaj partie, Kadri Veseli, i ka shpallur luftë korrupsionit brenda PDK-së.

“Një gjë mund të ju them publikisht dhe me zotimin e plotë, Kadri Veseli e ka pernime (luftimin e korrupsionit). Domethënë do të filloj prej vetvetes”, deklaroi Krasniqi në një debat televiziv në RTV Dukagjini.

Duke u përgjigjur kritikave se njerëzit e fortë brenda PDK-së nuk janë larguar nga partia, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, tha se janë vetëm tre njerëz në partinë e Kadri Veselit me aktakuza.

“Nuk është e saktë ajo që ka filluar me tre njerëz, fatmirësisht janë veç tre njerëz në PDK, fatkeqësisht që është cilido, por fatmirësisht që janë vec tre njerëz që kanë aktakuza e që kanë pozicione publike. Gjemi edhe tre tjerë, Zenun Pajaziti ka mandat nga populli”, deklaroi Memli Krasniqi.

“Tre njerëz kanë pasur aktakuza edhe është e vërtetë që një deputet ka pasur një aktakuzë, por edhe ky mandat murr fund, u bë mirë kështuqë më nuk ka”, tha tutje ai.

Por premtimi i Veselit nuk ishte vetëm pozitat në Qeveri.

“[Veseli] i siguroi të gjithë qytetarët se nuk do të lejoj që asnjë person me aktakuza për korrupsion të mbajnë pozita në Partinë Demokratike të Kosovës dhe në institucionet që udhëhiqen prej saj”, thuhet më tej në njoftimin e PDK-së.

Partia Demokratike e Kosovës sivjet rizgjodhi në krye të saj Kadri Veselin. Bashkë me të edhe Këshillin Drejtues.

E menjëherë pasi konfirmoj mandatin e ri, Veseli tha se në partinë e tij nuk do të ketë njerëz me aktakuza.

Ndonëse prirësi i legjislaturës së VI u zotua se nuk do të mbaj brenda partisë njerëz me aktakuza, disa prej figurave kyçe vazhdojnë të jenë pjesë e partisë së PDK-së.

Adem Grabvoci, Sami Lushtaku si dhe Xhavit Haliti aktualisht kanë aktakuza aktive dhe ishin të pranishëm në takimin e sotëm të Këshillit Drejtues të PDK-së të udhëhequr nga Veseli.

Ndaj Adem Grabovcit rëndon aktakuza e ngritur për skandalin e përgjimeve ‘Pronto’. Grabovci hoqi dorë nga kandidatura për kryetarë të PDK-së në Pejë, ndërsa u zgjodh pjesë e këshillit drejtues të PDK-së në qershor të këtij viti.

Derisa Grabovci ishte pjesë e takimit të PDK-së, Besim Beqaj që është në të njëjtën aktakuzë është liruar nga detyra e ministrit me vendim të Veselit.

Kryetar i PDK-së në Pejë, është zgjedhur Xhavit Halitit, ndaj të cilit Prokuroria e Prishtinës me 31 maj 2019 ka ngritur një aktakuzë për veprën penale të sulmit me pretendimin ndaj deputetit e LDK-së Arben Gashi.

Në takimin e Këshillit Drejtues të PDK-së ishte edhe Sami Lushtaku, i cili javë më parë bëri akuza të forta ndaj disa personave brenda PDK-së.

Ndaj Lushtakut, rëndojnë tri aktakuza. E para për rastin e njohur si KEK2 për veprën penale të shtytjes në keqpërdorim të detyrës zyrtare e cila është në Gjykatën e Apelit pasi në shkollën e parë ishte shpallur i pafajshëm. Përvec saj, Lushtaku ka një aktakuzë që ka të bëjë me arratisjen nga QKUK-ja në kohën sa Lushtaku ndodhej në paraburgim në Rastin “Drenica”.

Zenun Pajaziti është zyrtari tjetër nga PDK i cili është akuzuar në rastin “Pronto” e cili është shkarkuar nga vendimi i Kadri Veselit. Ai në Kuvendin Zgjedhor të PDK-së të dielën mori 322 vota.

Nënkryetari Memli Krasniqi tha se lista e PDK-së për deputet nuk do të përmbaj emra të personave që kanë probleme me ligjin.

“Sot ju zotohem që në listën zgjedhore të PDK-së, në listën zgjedhore të PDK-së nuk do të ketë asnjë kandidat për deputet të Parlamentit të Republikës së Kosovës, që mundet me pas çfarë do lloj aktakuze, kallëzimi penal nga Prokuroria apo ballafaqim me drejtësinë për çështjet që ndërlidhen me korrupsion me keqpërdorim të detyrës zyrtare apo nepotizëm”, tha Krasniqi.

KALLXO.com do të raportoi në vazhdimësi rreth personave që mbajnë pozita publike dhe në të njëjtën kohë kanë aktakuza.