array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena për ndarjen e 300 eurove 

Deklarata

Ndahen Ndihmë Nga 300 Euro Për SeciIën FamiIje Që Ka 2 Ose Më Shumë Fëmijë

Vlerësimi

Rrenë

 Titulli, fotografia ilustruese dhe lajmi janë të rremë. Qeveria e Kosovës nuk ka marrë vendim për ndarjen e shtesës prej 300 euro për fëmijët. Prodhuesi i informacionit në materialin e publikuar nuk ka ofruar asnjë burim të informacionit për ta argumentuar titullin dhe ilustrimin në fjalë. Informacioni i saktë në këtë rast konsiston në faktin se Qeveria e Kosovës ka filluar me ndarjen e shtesave për fëmijët në shumat nga 10 deri në 20 euro në muaj.

Artikulli

Faqja e internetit Mainnewsplus ka publikuar një lajm, duke pretenduar se janë ndarë 300 euro për secilën familje që ka dy ose më shumë fëmijë.

Lajmi është ilustruar edhe me një fotografi e cila mbanë anash llogon e Republikës së Kosovës, mesazh ky që le të kuptohet që rritja ka ndodhur në Kosovë.

Lajmi është shpërndarë në Facebook nga shumë faqe si: Atdheu.net, Telegram.info, Der Albaner, Der Albaner +, Ich Bin Albaner, Der Albaner Kosova, Info Globale, Janina Press, Video Interesante.

Krypometri ka konstatuar se  titulli dhe lajmi janë të rremë. Në tekstin e lajmit është përmendur ish kancelarja gjermane Angela Merkel, pa asnjë kuptim. Ajo citohet duke folur për një paketë ndihmëse prej 130 miliardë euro, por që nuk ndërlidhet as me lajmin e as me titullin.

Gjithashtu, teksti është i shkruar me gabime drejtshkrimore, që zakonisht krijuesit e lajmeve të rreme e përdorin për tu shmangur nga algoritmet që Facebook i përdorë për të identifikuar lajmet e rreme.

Në Kosovë, Qeveria e Kosovës ka filluar me ndarjen e shtesave për fëmijët, por jo në shumën e 300 eurove.

shtator të vitit 2021, zyrtarisht është hapur aplikimi për të shpërndarë shtesa për nënat lehona dhe fëmijët.  Për fëmijët, fillimisht është hapur aplikimi për fëmijët e moshës deri në 2 vjeç, nga 20 euro për secilin fëmijë.

Ndërsa nga janari i vitit 2022, gradualisht ka filluar zgjerimi i grupmoshave. Me 1 korrik 2022, Ministria e Financave ka njoftuar se fëmijët e lindur nga 1 janari 2014 mund të aplikojnë për shtesat prej 10 euro, ndërsa po ashtu, sipas njoftimit, skema do të zgjerohet gradualisht, duke shtuar nga një gjeneratë për çdo muaj.

Pra, në mungesë të burimit të saktë të informacionit, tekstit të pakuptimtë dhe gabimeve të qëllimshme drejtshkrimore, lajmi konsiderohet i rremë. Prodhuesi i informacionit në këtë rast nuk ka asnjë argument apo burim të identifikueshëm të informacionit që tregon se në Kosovë do të paguhet një shumë e tillë e parave për fëmijët.