array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Rrena për mos-ekzistimin e udhëzimit që e zgjati monopolin në homologim

Deklarata

Nuk ka bërë asnjë udhëzim administrativ për këtë çështje (zgjatjen e monopolit në homologim të veturave), sigurt e ki.”

Ramush Haradinaj

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Udhëzimi administrativ që e zgjat dhe trash monopolin në homologim është nënshkruar nga ministri i AAK-së, Pal Lekaj më 12 prill 2018. Në atë kohë emisioni Drejtësia në Kosovë kishte paralajmëruar se udhëzimi ia zgjat jetën monopolit në homologim. Përveç zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë për këtë udhëzim administrativ kishte reaguar edhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, i cili e kishte kritikuar këtë udhëzim administrativ qysh kur ishte draft, mirëpo reagimet kishin shkuar në veshë të shurdhër.

Artikulli

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj nuk e ka thënë të vërtetën në emisionin Debat Pernime kur ka folur për monopolin në homologim të automjeteve.

Gjatë diskutimit për monopolin në Homologim, Kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se ministri nuk e ka bërë asnjë udhëzim administrativ që i’a vazhdon apo trashë monopolin në homologimin kompanisë “Euro Lab”.

“Nuk ka bërë asnjë udhëzim administrativ për këtë çështje, sigurt e ki”, ka thënë Haradinaj.

Mirëpo ky udhëzim administrativ, për të cilën kishte reaguar edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovës ekziston.

Ky udhëzim administrativ është nënshkruar nga Ministri i AAK-së, Pal Lekaj më 12 prill 2018. Në atë kohë emisioni Drejtësia në Kosovë kishte paralajmëruar se udhëzimi ia zgjat jetën monopolit në homologim.

Këtu mund ta gjeni udhëzimin administrativ që e vazhdon dhe e trashë monopolin në homologim, që është i publikuar në gazetë zyrtare, ndonëse Haradinaj thotë se një udhëzim i tillë nuk ekziston.

Përveç zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë për këtë udhëzim administrativ kishte reaguar edhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, i cili e kishte kritikuar këtë udhëzim administrativ qysh kur ishte draft, mirëpo reagimet kishin shkuar në veshë të shurdhër.

Madje vet Haradinaj kishte deklaruar se nëse ka shkelje në këtë udhëzim administrativ, do të anulohet.

BE: Nëse nuk e ndalni Pal Lekajn, do ta keni monopolin në homologim edhe për 10 vite

Më 1 korrik të këtij viti Kuvendi kishte votuar për të hequr monopolin në homlogim.

Pika e parë e kësaj rezoluta është shfuqizimi i udhëzimit administrativ për përcaktimin e kushteve dhe procedurave për homologim të automjeteve rrugore i MI-së,

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për heqjen e monopolit në homologim

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës kishte dhënë një opinion në atë kohë se ky Udhëzim Administrativ shpie në sjellje anti-konkurruese sepse i vendos ndërmarrjet tjera në pozita të pafavorshme.

Aty predikohet që vetëm njëri nga subjektet afariste i plotëson kushtet për ofrimin e shërbimeve të homologimit.

Mirëpo, ministria nuk i ka marr parasysh vërejtjet e Autoritetit të vetëm që mbikëqyr konkurrencën e drejtë në mes të bizneseve.

Gjatë javës së ardhshme, Ministri Pal Lekaj pritet të raportoj para Komisionit për Zhvillim Ekonomik në lidhje më këtë Udhëzim Administrativ.