Rrena për mbulimin e gropave nëpër rrugët e Prishtinës

Presim që deri në qershor të këtij viti të mbyllen të gjitha gropat brenda qytetit të Prishtinës

Komuna e Prishtinës, Shtator 2018

Me kos

Komuna e Prishtinës: Presim që deri në qershor të këtij viti të mbyllen të gjitha gropat brenda qytetit të Prishtinës

Vlerësimi: Komuna e Prishtinës nuk i ka mbyllur gropat deri në muajin qershor, siç kishte premtuar.  Përkundër faktit që Komuna e Prishtinës thotë se kanë intervenuar në 700 raste, KALLXO.com ka gjetur se ka ende gropa në disa lagje të kryeqytetit si në: rrugën Naim Frashëri në lagjen e Muhaxherëve dhe në rrugën Afrim Hoxha në lagjen Toukbashqe, në rrugën Ymer Alushani në lagjen Dardania.

  • E Vërtetë

  • Pjesërisht E Vërtetë

  • Me Kos

  • Rrenë

  • Rrenë e kryptë

  • Qëndrim i ndërruar

  • Hetimet vazhdojnë

Komuna e Prishtinës kishte premtuar se deri në muajin qershor do të mbulon gropat që janë bërë nëpër rrugët e Prishtinës.

Drejtoria për Investime Kapitale në Komunën e Prishtinës, në muajin mars, kishte thënë për KALLXO.com se plani i mbulimit të gropave ishte pjesë e kontratës me operatorin privat.

“Sipas atij plani, si dhe kontratës për sanime që kemi, presim që deri në qershor të këtij viti të mbyllen të gjitha gropat brenda qytetit të Prishtinës”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Prishtinës.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Drejtori për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave, Gëzim Mehmeti në një konferencë të mbajtur më 1 Gusht 2018 kanë prezantuar investimet kapitale të realizuara në pjesën e parë të këtij viti.

Përveç investimeve të tjera Komuna e Prishtinës ka renditur edhe “Sanimin e gropave në qytet”.

Por, KALLXO.com ka gjetur se ka ende gropa në disa lagje të kryeqytetit si në: rrugën Naim Frashëri në lagjen e Muhaxherëve dhe në rrugën Afrim Hoxha në lagjen Toukbashqe, në rrugën Ymer Alushani në lagjen Dardania.

Komuna e Prishtinës ka thënë se deri më tani janë sanuar 700 gropa.

“Komuna e Prishtinës ka kontrate për sanimin e gropave në qytet dhe deri më tani është intervenuar në mbi 700 raste. Është projekt  në vazhdimësi dhe po punohet sipas planit të paraparë”, tha zyrtarja për informim nga Komuna e Prishtinës, Miranda Mullafazliu.

Kallxo.com kishte raportuar edhe në të kaluarën për gropat e shumta që janë hapur nëpër rrugët e Prishtinës.

Foto e realizuar gjatë muajit gusht dhe shtator
Foto e realizuar gjatë muajit gusht dhe shtator

Shkruar nga Drenushë Ramadani

 

‘Hetimet Vazhdojnë’ për Forcat e Armatosura dhe Viza

by Erjonë Popova
NA NDIQNI

Send this to a friend