array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena për marshimin e ushtrisë serbe dhe frikësimin e qytetarëve të Preshevës

Deklarata

Qytetari nga Presheva: Ushtria e Serbisë po shkakton frikë, po këndojnë e po thonë se po nisemi për Kosovë.

Gazeta

Vlerësimi

Rrenë

Video e publikuar është realizuar në vitin 2018 dhe jo në vitin 2021. Publikimi i video është bërë në kohën kur në veri të Kosovës janë shkaktuar tensione pas vendosjes së masës së reciprocitetit për targat e automjeteve dhe bllokimit të rrugëve nga serbet.

Artikulli

Një faqe në Facebook me emër “Gazeta NewBorn” e cila ka 359 mijë e 828 pëlqime në këtë rrjet social gjatë ditës së djeshme shpërndau një video në të cilën pretendohej se në Krushimlije të Serbisë ushtria e këtij shteti po këndon këngë e po frikëson banorët shqiptar.

“Qytetari nga Presheva: Ushtria e Serbisë po shkakton frikë, po këndojnë e po thonë se po nisemi për Kosovë. Vendi: Krushumlije, rruga që qon drejt Podujevës”, thuhet në përshkrimin e videos së publikuar nga faqja “Gazeta NewBorn”.

Por, videoja e cila deri më tani ka marrë më shumë se 60 mijë shikime, është e vjetër, e cila mund të verifikohet lehtë.

Në kanalin YouTube, video e njëjtë është publikuar në vitin 2018.