array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Rrena për lajmin e mirë nga BE-ja për liberalizim të vizave 

Deklarata

Urime Kosovë! Vjosa Osmanit i vjen një lajm shume i mire nga Brukseli ne lidhje me vizat

Faqe në Internet

Vlerësimi

Me kos

Titulli ‘Urime Kosovë! Vjosa Osmanit i vjen një lajm shume i mire nga Brukseli ne lidhje me vizat’ është i rremë për ditën kur është publikuar, pasi presidentja Vjosa Osmani nuk ka pranuar asnjë lajm të mirë nga Brukseli në fillim të muajit gusht. “Lajmi i mirë” të cilit i referohet shkrimi ka ndodhur në qershor të vitit të kaluar, kur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, i ka shkruar një letër presidentes Osmani duke i uruar për detyrën. Në të njëjtën letër ajo ishte zotuar se do të avokojë për një vendim pozitiv të BE-së për liberalizim të vizave.

Artikulli

Faqja e internetit “NewsToday48hr.com”, më 5 gusht 2022, ka publikuar një lajm me titull: ‘Urime Kosovë! Vjosa Osmanit i vjen një lajm shume i mire nga Brukseli ne lidhje me vizat’. 

I njëjti informacion është shpërndarë edhe në disa faqe në Facebook si “Hej o Bir”, “Gazeta Aktive”, “Pika Press”.

Në artikullin e publikuar më 5 gusht 2022, këto faqe të internetit kanë raportuar gjoja se presidentja Vjosa Osmani ka pranuar sot një letër, ani pse përmbajta e letrës është ajo e asaj të vitit të kaluar.

I njëjti informacion është publikuar edhe gjatë muajve të kaluar e madje edhe gjatë vitit 2021, ndërsa ishte shpërndarë në faqet në Facebook si “Albini për Kosovën” më 14 qershor 2022, “Gazeta Globale” më 13 korrik 2022, ndërsa Gazeta Plus e kishte shpërndarë më 20 tetor 2021, “Gazeta e Kosovës” e ka shpërndarë më 21 gusht 2021.

Presidenca e Kosovës më 2 qershor 2021 pati njoftuar për letrën e presidentes Von Der Leyen duke thënë se do të avokojnë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Von Der Leyen, e ka potencuar rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke e konfirmuar angazhimin e Komisionit Evropian për avokim në drejtim të marrjes së një vendimi pozitiv nga ana e BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovë”, thuhej në komunikatën e Presidencës dhënë për mediat në Kosovë.

Kosova vazhdon të jetë ende i vetmi vend në rajon që nuk e ka liberalizimin e vizave, ani pse liberalizimi është premtuar vazhdimisht nga politikanët.

Më 25 mars të vitit 2021 raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka bërë të ditur se shumica dërrmuese e Parlamentit Evropian e ka mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën me rastin e votimit të raportit për Kosovën.

Në korrik të vitit 2020, edhe Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA i pati bërë thirrje Këshillit të Bashkimit Evropian që të përmbushë premtimin ndaj Kosovës për t’i siguruar liberalizimin e vizave.