array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena për kryetarin e PDK-së

Deklarata

E meqë Albini nuk jep dorëheqje, rrini qaty nër hije e shkrunja ages naj çaj

Vlerësimi

Rrenë

Në artikull, në asnjë vend nuk është cituar ndonjë deklaratë dhënë nga kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, përkundër që lajmi është ilustruar me fotografinë e tij. Krasniqi asnjëherë nuk ka deklaruar “e meqë Albini nuk jep dorëheqje, rrini qaty nër hije e shkrunja ages naj çaj” si aludohet në publikimin e bërë në Facebook. Teksti i publikuar nuk është artikull gazetaresk edhe pse paraqitet si i tillë në publikimin e bërë në Facebook.

Artikulli

Më 19 nëntor 2022, në faqen e internetit a-news24.com është publikuar një përmbajtje me titull “E meqë Albini nuk jep dorëheqje, rrini qaty nër hije e shkrunja ages naj çaj”, i cili është ilustruar me fotografinë e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqit.

I njëjti tekst është shpërndarë në disa faqe në facebook më 19 dhe 20 nëntor 2022: “Maqedonia Shqiptare”, “A news”

Në artikull, në asnjë vend nuk është cituar ndonjë deklaratë dhënë nga kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, përkundër që lajmi është ilustruar me fotografinë e tij.

Krasniqi asnjëherë nuk ka deklaruar “e meqë Albini nuk jep dorëheqje, rrini qaty nër hije e shkrunja ages naj çaj” si aludohet në publikimin e bërë në Facebook.

Teksti i publikuar nuk është artikull gazetaresk edhe pse paraqitet si i tillë në publikimin e bërë në Facebook. 

Teksti përmban komente të disa personave që kanë shkruar në postimin e një përdoruesi të Facebook, por pa asnjë kontekst dhe prezantim të tyre.