array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rrena për koalicionin e Lutfi Hazirit me Listën Serbe në Gjilan

Deklarata

Sipas burimeve tona, Lutfi Haziri ka marrëveshje me Listën Serbe, pretenduesin për kryetar në Artanë, Sasha Millosheviq… Sonte janë zënë në flagrancë disa shqiptarë duke ua shitur votat disa serbve (2 shqiptarë e 3 ose 2 serbë janë të arrestuar ) tek ta janë gjetur edhe dëshmi (vizitkarta të LDK-së ) se janë pjesë e LDK-së.

Faqja në Facebook Infokos

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Lajmi i publikuar në ditën e zgjedhjeve nuk është mbështetur në asnjë burim. Nuk është marrë konfirmimi e as deklarata e personave të apostrofuar. Përveç kësaj, në lajm është shtrembëruar lajmi për arrestimin e katër personave. Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri e ka mohuar lidhjen e çfarëdo koalicioni të pretenduar. Përveç kësaj, prokurori i rastit i Prokurorisë së Gjilanit, Agron Uka ka thënë se janë arrestuar katër persona në Kllokot për shitblerje të votave, por nuk iu kanë gjetur kartëvizita të LDK-së, por të Listës Serbe.

Artikulli

Një lajm i rremë për kandidatin e LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri kinse ka bërë marrëveshje me Listën Serbe është shpërndarë dje në një faqe ne Facebook me emrin “InfoKos”, që ka rreth 11 mijë e 708 pëlqime. Lajmi i rremë i publikuar vetëm në Facebook është shpërndarë 58 herë.

Sipas këtij lajmi i cili nuk mbështetet në asnjë burim, supozohet se Lutfi Haziri ka bërë marrëveshje me Listën Serbe, pretenduesin për kryetar në Artanë, Sasha Millosheviq, njëkohësisht edhe kryetar paralel në Artanë.

Duke i vendosur senzacionin “Lajm Ekskluziv” në titull, ky lajm nuk përmban asnjë burim dhe nuk përmbush as një standard të gazetarisë për t’u cilësuar i besueshëm.

Ky lajm nuk është publikuar nga asnjë media tjetër kredibile.

“Marrëveshja është: të ndihmohet Luta me votat e Shillovës, ndërsa t’ia mundësoj marrjen e votave në fshatrat e Gjilanit të përfshira në komunën e Artanës. Për këtë marrëveshje ndihmë ju jep Bajrush Ymeri, i cili ka garancin postin e zv.kryetarit nga kryetari në ardhje i Artanës”, shkruan në artikull.

Në lajm pa asnjë fakt konkret është supozuar se “shembuj të realizimit të kësaj marrëveshje janë punimet në lagjet e fshatit Shillovë që sipas tyre i ka bërë Lutfi Haziri gjatë këtyre ditëve.”

Këtë lajm për KALLXO.com e ka demantuar Lutfi Haziri i cili tha se çdo lajm i tillë dezinormues ka qëllime tendencioze.

“Nuk qëndron dhe nuk ka asnjë marrëveshje para zgjedhore përpos me Lëvizjen Vatra për kryetar komune. Çdo lajm i tillë dezinformues ka qëllime tendencioze”, tha ai.

Në vazhdim në lajm thuhet se janë arrestuar katër persona për shitje të votave, duke akuzuar se iu janë gjetur kartëvizita të LDK-së.

“Marrëveshja shtrihet edhe në jug, kryetari i degës në Kllokot, Rashit, kryen punët për porosinë e Lutës për t’i votuar Listën Serbe. Sonte janë zënë në flagrancë  disa shqiptarë duke ua shitur votat disa serbëve (2 shqiptarë e 3 ose 2 serbë janë të arrestuar) tek ta janë gjetur edhe dëshmi (vizitkarta të LDK-së ) se janë pjesë e LDK-së”, shkruan në lajm.

Lajmin për KALXLO.com e ka demantuar prokurori i rastit i Prokurorisë së Gjilanit, Agron Uka dhe zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Uka e pranoi që janë arrestuar katër persona në Kllokot për shitje-blerje te votave, por nuk iu kanë gjetur kartëvizita të LDK-së por të Listës Serbe.

“Të arrestuarve iu janë gjetur vizitëkarta të Listës Serbe, flëtvotime edhe banknota dy herë nga 100 euro”, tha Uka.