array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

+383 Ilustrimi: Trembelat për KALLXO.com

Rrena për implementimin e kodit shtetëror +383

Deklarata

Kreshnik Gashi: Ne kemi konkluduar që fundi i tetorit të jetë afati optimal dhe nuk do të ketë shtyrje tjera. Ne mendojnë që nëse nuk implementohet deri në atë kohë, idea apo diskutimet brenda ARKEP-it janë që pasojnë penalltitë apo dënimet.

 

Kreshnik Gashi

Vlerësimi

Rrenë

Deklaratën e Kreshnik Gashit krypometri e vlerëson si rrenë meqë ARKEP ka lejuar shtyrje të afatit edhe pas tetorit, ndërsa për herë të parë është dhënë ultimatum për sanksione në rast të mos repsektimit të marrëveshjes. Telefonitë mobile janë toleruar serish duke mos u shqiptuar penaltitë e parapara.

Artikulli

Implementimi i plotë i kodit 383, që erdhi si produkt i një marrëveshje ndërshtetërore, nuk po e sheh fundin as në fillim të vitit 2019.

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare nuk ka arritur që të ‘detyrojë’ operatorët telefonikë ta bëjnë implementimin e plotë të marrëveshjes për kodin shtetëror telefonik +383.

Kreshnik Gashi, Drejtor i ARKEP, në maj të këtij viti për KALLXO.com kishte thënë se nuk do të lejonte shtyrje të mëtejme të implementimit të kodit shtetëror  pas tetorit të këtij viti.

“Ne kemi konkluduar që fundi i tetorit të jetë afati optimal dhe nuk do të ketë shtyrje tjera. Ne mendojnë që nëse nuk implementohet deri në atë kohë, idea apo diskutimet brenda ARKEP-it janë që pasojnë penalltitë apo dënimet”, kishte thënë Gashi.

Megjithatë në mbledhjen e fundit të ARKEP-it u vendos që operatorëve tu ipet vërejtja e fundit dhe 15 janari të jetë data kur fillojnë sanksionet.

Autoriteti Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare mori vendim që t’i shqiptohet vërejtja e fundit për zbatim të kodit të gjithë operatorëve, si masë paraprake e domosdoshme para përcaktimit të sanksioneve ekonomike si edhe të përcaktohet masa sanksionuese  në shumë prej 10.000 euro në baza mujore efektive prej datës 15 janar 2019 për operatorët që nuk largojnë kodet e huaja nga përdorimi.”, thuhet në vendimin e fundit të ARKEP.

Organizata  Ndërkombëtare e Telekomunikacionit (ITU) në pajtim me marrëveshjen e telekomit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dhjetor të vitit 2016 pati alokuar kodin telefonik për Kosovën, +383

Që nga ajo kohë ishte paralajmëruar një periudhë në maksimum 18 muaj për ‘migrimin’ e sim-kartelave vendore në kodin e ri nga kodet ekzistuese +377( e përdorur nga Vala) dhe +386 ( e përdorur nga IPKO) dhe edhe më pak se kaq për zhdukjen e kodit për telefoni fikse +381.

+381-shit përfundimisht i erdhi fundi më 24 mars të këtij viti. Ndërsa periudha e ekzistimit të kodeve +377 dhe +386 u zgjat fillimisht për në qershor  e pastaj tetor të këtij viti.

Megjithatë, operatorët telefonikë Telekomi i Kosovës (Vala) dhe ‘IPKO’, nuk kanë arritur të bëjnë implementimin e tërësishëm të këtyre kodeve shtetërore.

Këtyre operatorëve nuk u doli as afati deri në fund të tetorit për të larguar kodet e huaja +377 dhe +386, duke rrezikuar kështu që të gjobiten me nga 10 mijë euro në muaj deri sa nuk zbatohet kjo urdhëresë.

Gazeta Jeta në Kosovë ka raportuar në vazhdimësi lidhur me këtë marrëveshje dhe ka analizuar sfidat që e kanë përcjellur zbatimin e marrëveshjes për kodin telefonik shtetëror.

Sfidat e 383-shit