array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Ulqini - Foto: RTK

Rrena për heqjen e taksës 15 euro me Malin e Zi

Deklarata

Nga qershori hiqet taksa prej 15 euro për të hyrë në Mal të Zi

Mediat

Vlerësimi

Rrenë

Mediat kanë raportuar këtë lajm, por nuk i kanë kontaktuar palët e tjera për të konfirmuar se ku është procesi dhe çfarë po ndodhë me të. Byroja Kosovare e Sigurimit ka konfirmuar se ende nuk ka asgjë zyrtare, ndonëse ka dakordim mes palëve. Sipas byrosë janë disa procedura të tjera që duhet kryer para se të zyrtarizohet heqja e takës prej 15 euro.

Artikulli

Para disa ditësh, drejtori i Turizmit në Komunën e Ulqinit, Gëzim Hajdinaga kishte deklaruar në RTV21, se në fillim të qershorit kjo taksë do të largohet.

“Unë pres që në fund, na kanë mbet 4-5 ditë, ose më së shumti në fillim të qershorit, nuk do të jetë ajo barrierë, jo për koston prej 15 euro, sa për pritjen. Në Podgoricë do të nënshkruhet marrëveshja mes dy drejtorive”, kishte thënë Gëzim Hajdinaga në RTV 21 më 26 maj të këtij viti.

Pas kësaj deklarate, mediat kanë raportuar se është hapur kufiri dhe qytetarët nuk kanë nevojë të paguajnë 15 euro për të kaluar në Mal të Zi.

Gazeta Blic kishte raportuar se nga qershori hiqet taksa prej 15 euro për të hyrë në Mal të Zi. Njëjtë kanë raportuar edhe mediat e tjera online si, Reporteri.net, korrektpres.org, kosovarja-ks.com e disa portale të tjera.

Përkundër faktit që tash e një kohë në Kosovë kanë qarkulluar lajme se është hequr taksa e sigurisë që kushton 15 euro, një gjë e tillë nuk ka ndodh.

Ende qytetarët e Kosovës që udhëtojnë për në Mal të Zi janë të obliguar të paguajnë 15 euro për certifikatën e sigurisë, pasi ende nuk ka pasur asnjë marrëveshje mes Byrosë Kosovare të Sigurimit dhe asaj të Malit të Zi.

Në një përgjigje me shkrim për KALLXO.com, Byroja Kosovare e Sigurimeve ka konfirmuar se ka një dakordim mes palës Kosovare dhe asaj Malazeze për heqjen e kësaj tarife, mirëpo janë disa procedura të tjera që duhet plotësuar.

Byroja Nacionale e Malit të Zi është anëtare e Këshillit të Byrove në Bruksel dhe si e tillë ka detyrime të përcaktuara saktësisht ndaj Këshillit të Byrove mbi bazën e Rregullores së Brendshme të këtij institucioni.

Nga Byroja Kosovare e Sigurimit kanë sqaruar se byroja e Malit të Zi, iu është drejtuar me kërkesë specifike palës kosovare që të ndajë një Fond Garantues në shumën prej 1.35 milion euro, për të garantuar përmbushjen e detyrimeve eventuale në rast të mospagesës së ndonjë kërkese specifike nga anëtarët e Byrosë tonë.

Byroja Kosovare e Sigurimit kanë treguar se kanë kërkuar nga Banka Qendrore e Kosovës pëlqimin që të ndajnë një fond të tillë garantues.

“Në takimet virtuale që kemi zhvilluar me Drejtorin Ekzekutiv të Byrosë Nacionale të Sigurimeve të Malit të Zi, Z. Boris Saban, ndërmjet përfaqësuesve të të dy Byrove është rënë dakord modaliteti i njohjes së certifikave të sigurimit për territorin tjetër, ashtu që drejtuesit e mjeteve motorike me targë të regjistrimit të Kosovës do të hyjnë në Malin e Zi duke prezantuar certifikatën TPL Kosova Plus, siç përdoret edhe në rastin e memorandumit me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, ndërsa drejtuesit e mjeteve motorike me targë të regjistrimit të Malit të Zi do të hyjnë në Kosovë duke prezantuar Kartonin e Gjelbër valid”, thuhet në përgjigjen e Byrosë Kosovare të Sigurimit dhënë për KALLXO.com.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.