array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Foto: KALLXO.com

Rrena për heqjen e flamurit kombëtar nga Ambasada e Shqipërisë në Beograd

Deklarata

Disa media online në Kosovë (01.11.2021) “Serbët heqin flamurin kombëtar nga Ambasada e Shqipërisë në Beograd”.

Media

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Ky lajm nuk është i vërtetë. Flamuri nuk është hequr nga Ambasada e Shqipërisë në Beograd. Këtë e ka konfirmuar edhe vet Ambasada për KALLXO.com. Flamuri është hequr në njërën nga shtyllat në rrugët e Beogradit. Por asnjëra nga mediat që e kanë publikuar këtë artikull nuk e kanë konfirmuar këtë përmes Ambasadës. Flamuj të Shqipërisë në rrugët e Beogradit janë vendosur për shkak se planifikohet që me 3 dhe 4 nëntor të mbahet takimi trepalësh (Serbi, Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut) në kuadër të iniciativës “Open Balkans”.

Artikulli

Mbrëmjen e 1 nëntorit disa nga mediat kryesore në Kosovë kanë raportuar se flamuri kombëtar është hequr nga Ambasada e Shqipërisë në Beograd.

“Serbët heqin flamurin kombëtar nga Ambasada e Shqipërisë në Beograd”, është njëri prej titujve të publikuar nga disa prej mediave online në Kosovë.

Këto raportime të mediave janë mbështetur në disa video që janë postuar në rrjete sociale, ku shihen disa të rinj duke hequr flamurin shqiptar, i cili është i vendosur pranë atij serb, në një shtyllë.

Mediat online të cilat kanë publikuar dhe ripublikuar këtë artikull janë: gazetaexpress.com, kosovapress.com, sinjali.com, telegrafi.com, kosovapost.net, koha.net, rtvbesa.com, frontonline.net, ekonomiaonline.com dhe indeksoline.net.

Asnjëra nga këto media nuk e kanë kontaktuar Ambasadën e Shqipërisë në Beograd për të konfirmuar nëse ka ndodhur heqja e flamurit shqiptar nga disa të rinj prej objektit të Ambasadës.

Kjo ngjarje është demantuar nga ana e Ambasadës së Shqipërisë në Beograd. KALLXO.com ka kontaktuar më këtë ambasadë dhe të njëjtit e kanë mohuar se ka ndodhur heqja e flamurit nga ambasada.

“Sqarojmë se nuk ka asnjë episod që të lidhet me flamurin e Ambasadës”, kanë thënë ata për KALLXO.com.

Ekipi i KALLXO.com nga Beogradi ka konfirmuar se flamuj shqiptar janë të vendosur në rrugët e Beogradit.

Kjo pasi që sot më 3 nëntor dhe nesër më 4 nëntor është planifikuar që të mbahet një takim për “Open Balknas” në mes të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili mbrëmjen e së dielës u dorëhoq nga posti i tij, pas reziltatit të dobët në zgjedhjet lokale.

Dje, më 2 nëntor, Vuçiq ka publikuar disa momente nga takimi me kryeministrin Rama, ku që të dy po marrnin pjesë në Samitin e liderëve për ndryshimet klimatike në Glasgow.

“Mbështetje të fuqishme për Open Balkan. A duhet ta mbajmë apo ta shtyjmë takimin në Beograd, për shkak të ngjarjeve në Shkup?”, ka shkruar Vuçiq në Instagram në foton me Ramën, duke iu referuar dorëheqjes së Zaevit.

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com