array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena për funksionalizimin e komitetit të auditimit

Deklarata

Mytaher Haskuka: Komitetin e Auditimit, fillimisht duhet të shohim se kush është pjesë e tij, por besoj që në tremujorin e parë do ta funksionalizojmë.

 

Mytaher Haskuka

Vlerësimi

Rrenë

Komuna e Prizrenit aktualisht nuk ka komitet funksional të Auditimit. Kjo komunë ka pas çalime në zbatim të rekomandimeve të dhëna nga Auditori i Brendshëm. Komiteti i Auditimit duhet t’i rishikoj rezultatet e auditimit të brendshëm dhe veprimet e ndërmarra nga menaxhmenti në lidhje me rekomandimet e auditimit të brendshëm

Artikulli

Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Lis Dorambari, ka thënë për KALLXO.com se komiteti i auditimit ende nuk është formuar dhe aktualisht është në proces të rishqyrtimit.

“Komiteti i auditimit nuk ka datë të themelimit pasi ende nuk është formuar, aktualisht është në proces të rishqyrtimit”, ka treguar Dorambari.

Ndërsa, shefja e kabinetit të Haskukës për komitetin e auditimit paraprak ka marrë parasysh rekomandimet e auditorit, por nuk ka qenë e kënaqshme.

“Sa i përket komitetit paraprak, ju njoftojmë që​ me rregull duhet t’i mbaj 4 takime, mirëpo janë mbajtur vetëm 3 takime, për shkak që kryesuesi i komitetit ka qenë për një kohë​ jashtë vendit. Gjithashtu duke u bazuar në informatat e Auditorit të Brendshëm të Komunës së Prizrenit, puna e këtij komiteti nuk ka qenë e kë​naqshme, por gjithsesi rekomandimet e dhëna nga ana e tyre janë marr parasysh”, ka thënë Koqi.

E kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka kishte premtuar se do ta funksionalizonte shumë shpejt Komitetin e Auditimit.

“Komitetin e Auditimit, fillimisht duhet të shohim se kush është pjesë e tij, por besoj që në tremujorin e parë do ta funksionalizojmë”, kishte thënë Haskuka në DebatPernime.

Auditori i përgjithshëm në raportin e auditimit të vitit 2017 për komunën e Prizrenit thotë se ka pasur nivel të ulët të rekomandimeve të dhëna nga Njësisë së Auditimit të Brendshëm.

“Në tetë raportet e përfunduara, NjAB-tё kishin dhënë 23 rekomandime për të përmirësuar funksionimin e kontrollit të brendshëm në komunë. Pjesa më e madhe e rekomandimeve ishin zbatuar pjesërisht. Për me tepër zbatimi i rekomandimeve të dhëna edhe për vitin 2016 nuk ishte në nivelin e duhur. Nga 43 rekomandime, vetëm 13 janë zbatuar dhe 12 ishin në proces të zbatimit. Për me tepër një numër i drejtorive të audituara nuk kanë përgatitur plane të veprimit”, thuhet në raport.

Auditori i Përgjithshëm kishte thënë se moszbatimi i rekomandimeve të auditorit të jashtëm mund të qojë në humbje financiare për komunë dhe vlerë të dobët për para. E mungesa e angazhimit të komitetit të auditimit për ta shtyrë adresimin e rekomandimeve, sipas Auditorit të Përgjithshëm rritë rrezikun që mangësitë të përsëriten vazhdimisht.

“Komiteti i Auditimit duhet t’i rishikoj rezultatet e auditimit të brendshëm dhe veprimet e ndërmarra nga menaxhmenti në lidhje me rekomandimet e auditimit të brendshëm”, thuhet në raport.

Edhe në vitin 2016 kishte çalime. ZAP-i ka konstatuar se rekomandimet e NjAB nga menaxhmentit i komunës janë zbatuar pjesërisht.

Ndërkaq në raport thuhet se ky adresim i dobët i rekomandimeve të NjAB-së nga menaxhmenti rritë rrezikun se kontrollet e brendshme nuk janë duke funksionuar në nivelin e duhur. Mungesa e angazhimit të komitetit të auditimit për ta shtyrë adresimin e rekomandimeve të NJAB-së rritë rrezikun që mangësitë të përsëriten vazhdimisht.

Është rekomanduar që kryetari duhet marrë të gjitha veprimet ndaj njësive administrative që u adresohen rekomandimet, që të kenë një përkushtim maksimal në marrjen e masave përmirësuese në fushat ku dobësitë janë identifikuar.