array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena për artikullin e gazetës gjermane për Albin Kurtin

Deklarata

Mediat: “Geci për Kurtin: Ja çfarë i thoshte Kurti gazetës gjermane për SHBA-në”

Gani Geci & Gazeta Express

Vlerësimi

Rrenë

Ky lajm nuk është i vërtetë. Korrespondenti i gazetës së famshme gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Michael Martens, ka thënë: “Në valën e zgjedhjeve në Kosovë, është duke u zhvilluar një fushatë e lajmeve të rreme në media të ndryshme sociale që përfshijnë Albin Kurtin dhe Frankfurter Allgemeine Zeitung. Ju lutemi vini re: Ky artikull nuk është shfaqur asnjëherë në FAZ. Citimi është i rremë”.

Artikulli

Në Facebook dhe në portale është publikuar një lajm rreth një artikulli që gjoja është publikuar në vitin 1998 në gazetën e famshme gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, me titullin: “Kurti: Kush e mbështet SHBA-në dhe Rugovën, është kundër Kosovës”.

Këtë lajm e ka shpërndarë në Facebook ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, me një fotografi, me përshkrimin ‘Athua ende ata që e mbështesin Amerikën janë kundër Kosovës, ndërsa ata që e mbështesin Rusinë janë pro Kosovës’.

E “Gazeta Express” e kishte publikuar një lajm në lidhje me postimin e Gecit, duke ia vendosur titullin ‘Geci për Kurtin: Ja çfarë i thoshte Kurti gazetës gjermane për SHBA-në’.

Ka qenë korrespondenti i gazetës së famshme gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Michael Martens, i cili ka thënë se artikulli i shpërndarë nuk është botuar kurrë në gazetën gjermane dhe si i tillë po bëhet vetëm për fushatë.

“Në valën e zgjedhjeve në Kosovë, është duke u zhvilluar një fushatë e lajmeve të rreme në media të ndryshme sociale që përfshijnë Albin Kurtin dhe Frankfurter Allgemeine Zeitung. Ju lutemi vini re: Ky artikull nuk është shfaqur asnjëherë në FAZ. Citimi është i rremë”, ka shkruar ai në Twitter.

Pas këtij postimi, ish-deputeti Gani Geci e ka fshirë postimin nga profili i tij. E “Gazeta Express” e ka bërë edhe një lajm bazuar në postimin e koresporendit të gazetës gjermane.

Lidhur me lajmin ka reaguar edhe zyrtari për media nga Lëvizja Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, për të cilin ka thënë se është lajm i rremë.

“Ky artikull asnjëherë nuk ka qenë në FAZ dhe ky citim është FAKE. Është e pabesueshme dhe shqetësuese se si disa portale citojnë njerëz që shtyjnë lajme fake dhe bëjnë lajm pa asnjë verifikim”, ka shkruar ai.

Ndërkaq kandidatja për deputete në listën e Vetëvendosjes, Donika Gërvalla, ka shkruar në Facebook se manipulimi me gazetën gjermane tregon se sa e madhe është frika e disave nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Manipulimi me gazetën shumë serioze gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung vetëm sa na tregon edhe një herë se deri ku ka rënë niveli dhe sa e madhe është frika e disave nga këto zgjedhje. Konkurrenca është në rregull, por gënjeshtra e kulluar jo”.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.