array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Rrena për arrestimin e trajnerit serb në Kosovë

Deklarata

Futej tinëzisht në Kosovë! Ja kur futbollistin serb Dragan Xhajiqin e lidhën policët

Faqe në Internet

Vlerësimi

Me kos

Titulli i artikullit ‘Futej tinëzisht në Kosovë! Ja kur futbollistin serb Dragan Xhajiqin e lidhën policët’ dhe përshkrimi që i është bërë në Facebook janë të rreme. Dragan Xhajiq nuk është arrestuar asnjëherë në Kosovë, si aludohet në titull në përshkrimin që është bërë në Facebook. Ai është arrestuar në shkurt të vitit  2008 në Beograd si pjesë e një hetimi mbi mashtrimin e dyshuar në transferimin e sulmuesit Goran Druliq te Real Zaragoza në vitin 2001.

Artikulli

Më 27 nëntor 2022 faqja e internetit Gazeta SPORT, ka publikuar një artikull me titull ‘Futej tinëzisht në Kosovë! Ja kur futbollistin serb Dragan Xhajiqin e lidhën policët’. Artikulli është ilustruar nga një fotografi e trajnerit Xhajiq me duar të lidhura dhe i përcjellur nga dy policë.

I njëjti artikull është shpërndarë në Facebook me përshkrimin që tregon se trajneri ishte ndaluar nga autoritetet e Republikës së Kosovës për të zhvilluar një ndeshje të Kupës së Serbisë në Kosovë.

“Një figurë kontraverse, Dragan Xhajiq me ekipin e Cërvena Zvezdës së Beogradit, para disa viteve, ka tentuar ilegalisht të luajë një ndeshje për Kupë të Serbisë në Zveçan me Trepçën fantome, por që u ndalu nga autoritetet e Republikës së Kosovës”- thuhet në përshkrimin e bërë në Facebook.

Artikulli është shkruar në formë të opinionit dhe flet për figurën e Xhajiqit si dhe qendrimet e tij karrshi Kosovës. Krejt në fund të artikullit flitet edhe për rastin kur trajneri Dragan Xhajiq me ekipin e Cërvena Zvezdës së Beogradit, kanë tentuar të hynë në Kosovë por janë ndaluar nga autoritetet e Kosovës.

Mirëpo, Dragan Xhajiq nuk është arrestuar asnjëherë në Kosovë si aludohet në titull në përshkrimin që është bërë në Facebook. Ai është arrestuar në shkurt të vitit  2008 në Beograd si pjesë e një hetimi mbi mashtrimin e dyshuar në transferimin e sulmuesit Goran Druliq te Real Zaragoza në vitin 2001.

Ai u arrestuar së bashku me ish-asistentët e tij Vladimir Cvetkoviq dhe Milosh Marinkoviq.

Ata u akuzuan për shpërdorim të rreth pesë milionë euro komisione në lidhje me transferimet e lojtarëve në klubet evropiane.