array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena për arrestimin e shtetasit turk i dyshuar për mashtrim me kriptovaluta

Deklarata

Arrestohet në Kosovë turku që mashtroi 400 mijë person me kriptovaluta.

Media

Vlerësimi

Rrenë

Policia e Kosovës ka thënë se shtetasi turk nuk është arrestuar, ashtu sic kishin raportuar disa media.

Artikulli

Faruk Fatih Ozer një shtetas turk është në kërkim ndërkombëtar tash e disa ditë, i cili dyshohet se kishte mashtruar qindra persona në platformën e themeluar nga ai për kriptovaluta.

Javën e kaluar Prokuroria në Stamboll kishte nisur një hetim në platformën e shkëmbimit të kriptovalutave Thodex, kompani kjo e cila u gjet e mbyllur, ndërsa Ozer ishte larguar dhe tani është në arrati.

Ministria e Turqisë me anë të një njoftimi kishte thënë se Ozer po kërkohej nga autoritetet turke ndërsa kishte kërkuar nga Shqipëria që të ndalonte të dyshuarin dhe ta arrestonte e më pas ta ekstradonte drejt vendit ku ishte kryer mashtrimi.

Ozer kishte hedhur poshtë pretendimet për mashtrim ndërsa kishte konfirmuar se ishte larguar nga Turqia dhe se do të kthehej brenda disa ditësh.

Turqia po i kërkonte Shqipërisë arrestimin e Ozer, ndërsa mediat në Kosovë raportuan gjatë ditës së djeshme pikërisht për arrestimin e tij.

“Me 2 miliardë dollarë në çantë: Arrestohet në Kosovë turku që mashtroi 400 mijë persona me kriptovaluta”, ishte raportimi i gazetës online “Reporteri” deri sa i referoheshin se mediat turke kanë shkruar për një arrestim të tillë.

Një raportim e pati edhe Televizioni Klan Kosova më saktësisht në portalin online të tyre me titull “Arrestohet në Kosovë turku që mashtroi 400 mijë persona me kriptovaluta”.

Edhe portalet të tjera “Syri” dhe “Blic” kishin raportuar për arrestimin e biznesmenit turk Ozer edhe këta duke u referuar në mediat turke.

KALLXO.com gjatë gjithë ditës së djeshme kishte kërkuar një konfirmim zyrtar nga ana e Policisë së Kosovës në lidhje me raportimet për arrestimin e Fatih Ozer.

Në mbrëmje zyra për media e Policisë së Kosovës në një përgjigje të shkurtë për KALLXO.com kishte demantuar arrestimin e Ozer.

“Referuar kërkesës suaj ju informojmë se, deri më tani nuk kemi ndonjë informacion zyrtar për arrestimin e tij në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.