array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena për arrestimin e nxënësve në Mitrovicë

Deklarata

“Policia i “bie” shkollës teknike në Mitrovicë, arrestohen disa nxënës”

Media

Vlerësimi

Rrenë

Policia e Kosovës ka thënë se gjatë kontrollit të nxënësve dhe hapësirave të shkollës nuk është gjetur asnjë gjë e kundërligjshme. Policia nuk ka raportuar për ndonjë nxënës të shoqëruara apo arrestuar.

Artikulli

Një media lokale në Mitrovicë “Jepi Zë” ka publikuar një njoftim në faqen e saj në Facebook se Policia në Shkollën e Mesme Teknike “Arkitekt Sinani”  ka arrestuar disa persona.

“Dëshmitarët i kanë thënë “Jepi zë” se janë arrestuar disa nxënës të dyshuar për përfshirje në vepra”, thuhet në lajmin e shpërndar në profilin e këtij portali në “Facebook”.

Por në fakt Policia e Kosovës ka thënë se nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë tek kontrollimi i 300 nxënësve.

“Në saje të vlerësimeve dhe rrethanave aktuale, urdhër kontrolli është realizuar në bazë urdhëresës së lëshuar nga Gjykata kompetente me ç’ raste janë kontrolluar mbi 300 (treqind) nxënës e Shkollës së Mesme Teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë.  Gjatë kontrollit të nxënësve dhe hapësirave të shkollës nuk është gjetur asnjë gjë e kundërligjshme”, thuhet në njoftim për media.