array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Rrena në Tik-Tok për vdekjen e djalit të Halil Kastratit

Deklarata

“Sabilja në Telefon” (15 mars 2023) – “Vdes djali i Halil Kastratit. O Zot sa gjynah, ishalla per xhehnet, krejt Kosova neser ne kam ne Prizren, ngushëllime baca Halil”.

Faqja e Tik Tokut

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Informacioni i publikuar në rrjetin social TikTok për vdekjen e djalit të Halil Kastratit është i pasaktë. Këtë informacion e ka demantuar vet Halil Kastrati përmes një video-mesazhi të publikuar në Facebook.

Artikulli

Më 15 mars 2023, një faqe në rrjetin social TikTok, “Sabilja në Telefon” ka shpërndarë informacionin se ka vdekur djali i humanistit Halil Kastrati.

Në përshkrimin e videos së publikuar në TikTok shkruhet se ka vdekur djali i Halil Kastratit.

“Vdes djali i Halil Kastratit. O Zot sa gjynah, ishalla per xhehnet, krejt Kosova neser ne kam ne Prizren, ngushëllime baca Halil” – shkruhet në përshkrimin e videos, në të cilën shihen Halil Kastrati dhe djali i tij.

Disa orë pas publikimit të kësaj video, ka reaguar vet Halil Kastrati, i cili ka publikuar një video-mesazh duke përgënjeshtruar këtë informacion.

“Lajmi kinse ka vdekur Uwejsi është gënjeshtër! Qysh nga orët e hershme të mëngjesit unë, familja dhe i gjithë stafi i Shoqatës kemi pranuar thirrje e mesazhe rreth lajmit që është publikuar në Tik tok për kinse vdekjen e djalit tim Uwejsit. Ju informoj se duke e falenderuar Zotin, Uwejsi është shëndosh e mirë” – ka shkruar Kastrati në Facebook.

Ai po ashtu ka bërë thirrje organeve kompetente që ta trajtojnë publikimin e këtij informacioni jo të saktë.