array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Albin Kurti - Kryeministër i Republikës së Kosovës

Rrena mediale se Kryeministri Albin Kurti nuk është kërcënuar

Deklarata

Indeksonline (27.10.2021): “Albin Kurti nuk është kërcënuar”.

Media online

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Lajmi i publikuar nga media online “Indeksonline” nuk është i vërtetë. Kryeministri Albin Kurti është kërcënuar. Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu si dhe nga Policia e Kosovës.

Artikulli

KALLXO.com ka raportuar dje se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kërcënuar dhe për këtë arsye është rritur edhe niveli i sigurisë së tij nga Policia e Kosovës.

Pas publikimit të lajmit nga KALLXO.com, media online “Indeksonline” ka publikuar lajmin se lajmi për kërcënimin e Kurtit nuk është i vërtetë.

“Albin Kurti nuk është kërcënuar. Lajmet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar, janë të pavërteta. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se kryeministri Kurti nuk është kërcënuar nga askush”, thuhet në artikullin e publikuar nga “Indeksonline”.

Por lajmi i publikuar nga “Indeksonline” ishte i rremë, pasi kërcënimin e Kurtit e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Kryeziu, tha për KALLXO.com se kryeministri është kërcënuar dhe se si masë e kujdesit të shtuar është rritur niveli i tij i sigurisë.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë”, tha Kryeziu.

Kryeziu theksoi se institucionet e hetuesisë janë duke bërë punën e tyre.

“Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, ka theksuar Kryeziu për KALLXO.com.

Ai nuk ka dhënë detaje për natyrën e kërcënimit as se kur ka ndodhur.

Pas konfirmimit të kërcënimit nga Qeveria e Kosovës, media “Indeksonline” e ka fshirë lajmin.

Sot gjatë ditës, Policia e Kosovës ka dhënë sqarime shtesë rreth masave që kanë ndërmarr pas kërcënimit të kryeministrit, Albin Kurti.

“Pas pranimit të informacioneve lidhur me kërcënimin ndaj kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Kurti, Policia menjëherë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme operativo hetimore… Policia e Kosovës, fillimisht ka shtuar masat e sigurisë personale të kryeministrit, përfshirë këtu mbrojtjen e afërt, por gjithashtu edhe ka dërguar njësi të reagimit të shpejtë nga Regjioni i Prishtinës të përberë nga dy zyrtarë policorë, në sigurim te shtëpia e banimit të kryeministrit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka folur në lidhje me kërcënimin që mori gjatë ditës së djeshme e që ende nuk është e qartë se në çfarë forme u kërcënua ai.

Kurti në pyetjet e gazetarëve tha se nuk ndihet i rrezikuar në lidhje me kërcënimet.

“Së pari unë nuk ndjehem i rrezikuar mirëpo janë organet e sigurisë ato që i vlerësojnë kërcënimet dhe i ndërmarrin veprimet në përputhje me rrethanat e caktuara përndryshe unë as dje e as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time”, tha Kurti.

Ai nuk dha detaje shumë kur u pyet se në çfarë forme u kërcënua.

“Organet e sigurisë janë mekanizma të shtetit që i bëjnë vlerësimet kur ngjajnë kërcënime në rrjete sociale që unë nuk kam mundësi që t’i ndjek, fizikisht për mua është e pamundur që të merrem me kërcënime ndaj fizikut tim”, tha tutje Kurti.