array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena mediale se Edi Rama e përgjoi telefonin e Albin Kurtit

Deklarata

KJO NUK PRITEJ – Edi Rama Ka Përgjuar Në Telefon Albin Kurtin !!!

 

Mediat

Vlerësimi

Rrenë

Ky lajm nuk është i vërtetë. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës i ka demantuar këto raportime, duke thënë se janë të pavërteta.

Artikulli

Në fund të muajit maj në disa portale dhe profile në “Facebook” ka qarkulluar një lajm se telefoni i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është përgjuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Në disa uebfaqe apo portale, për të cilat nuk dihet se kush janë pronarët dhe gazetarët, kanë raportuar për një lajm të tillë.

“Përveç miliona qytetarëve shqiptar që janë përgjuar, në listën e përgjimeve gjendet edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Patronazhistët e kryeministrit Edi Rama, kanë përgjuar edhe kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, pasi që dihet se ky i fundit ka edhe shtetësinë e Shqipërisë”, thuhet në njërin nga raportimet e këtyre mediave online.

Titulli i këtij raportimi është “KJO NUK PRITEJ – Edi Rama Ka Përgjuar Në Telefon Albin Kurtin !!!”.

Ky informacion i cili ka qenë i publikuar në disa uebfaqe të tilla nuk është i vërtetë dhe nuk është konfirmuar nga asnjëra palë.

Këto raportime i ka demantuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Këto raportime janë të pavërteta”, tha për KALLXO.com zëdhënësi i Qeverisë.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.