array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena mediale që Kushtetuesja vendosi në favor të Thaçit

Deklarata

“Gjykata Kushtetuese: Thaçi nuk e shkeli Kushtetutën”

RTK

Vlerësimi

Rrenë

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës nuk ka vendosur akoma në lidhje me pretendimet e deputeteve të Lëvizjes Vetëvendosje për shkeljen e Kushtetutës nga ana e Presidentit Thaçi gjatë deklarimeve në media pak kohë pasi ishte kufizuar liria e lëvizjes së qytetarëve si masë parandaluese për përhapjen e COVID-19.

Artikulli

Portali i Radio Televizionit të Kosovës ka publikuar një artikull në të cilin thuhet se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka bëre shkelje Kushtetuese në rastin kur është deklaruar para mediave për situatën COVID-19 dhe ishte kundër vendimit të qeverisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve.

Ky lajm nuk është i vërtet pasi Gjykata Kushtetuese nuk ka vendosur akoma në lidhje me kërkesën e deputeteve të Lëvizjes Vetëvendosje për vlerësimin e kushtetutshmërisë së veprimeve të Presidentit Thaçi.

Lajmin e publikuar në portalin e RTK-së e ka demantuar edhe zëdhënësi i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula.

Dula ka thënë për KALLXO.com se lajmi i dalë në media nuk është i vërtetë.

“Nuk është i vërtetë ai lajm që ka dalë në media. Gjykata nuk ka vendosur akoma për këtë kërkesë dhe se rasti është duke u trajtuar dhe i është dërguar deputetëve për komente”, ka thënë Veton Dula.

Artikulli i publikuar në portalin e RTK i është referuar artikullit i cili është publikuar në portalin Indeksonline.net.

Në këtë artikull thuhet se Indeksonline ka siguruar ekskluzivisht të gjitha dokumentet në këtë rast dhe komentet të cilat i ka dhënë Gjykata Kushtetuese e të cilat janë të gjitha në favor të presidentit Thaçi.

Kushtetuesja është duke ndërmarrë veprime për të vendosur në lidhje me kushtetutshmërinë e deklaratave të presidentit Thaçi pas masave të ndërmarra nga Qeveria Kurti për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve.

I pari i vendit në një konferencë për media kishte u bëre thirrje publike qytetarëve për mosrespektim të vendimit të Qeverisë me të cilin kufizohej liria e lëvizjes.

Këtë veprim të Thaçit e kishte cilësuar si shkelje flagrante të Kushtetutës, profesori Enver Hasani.

“Sjellja e Presidentit te Republikës sot është tërësisht antikushtetuese dhe nën çdo nivel  të postit që e mban. Nuk ka të drejtë Presidenti i vendit me bo thirrje për rezistencë. Të drejtën për thirrje në rezistencë e kanë vetëm disa Kushtetuta të rralla dhe në Europë është vetëm Gjermania si pasojë e përvojës së hidhur me Hitlerin”, pati deklaruar Hasani.

Pak kohë pas thirrjes së Presidentit, deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje ishin drejtuar në Gjykatën Kushtetuese me kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtyre veprimeve.

 

“Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian”.