array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Pamje nga një tubim i PDK-së - Foto: PDK

Rrena mediale për takimin e Kryesisë së PDK-së

Deklarata

Mediat: Disa media raportuan se sonte në ora 22:00 do të mblidhet Kryesia e PDK-së për të diskutuar për taksën dhe rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

 

Media

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Këtë e ka demantuar anëtarja e Kryesisë së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra. “Jo për besë, nuk kemi asnjë takim sonte. Unë jam anëtare e Kryesisë dhe e di mirë”, ka thënë ajo.

Artikulli

Në orët e mbrëmjes u raportua nga disa media se do të mblidhet kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës në ora 22:00.

Në raportime thuhej se arsyeja e mbledhjes ishte taksa dhe rrëzimi i Qeverisë Haradinaj.

Fillimisht ky lajm u raportua në portalin “Ballkani info” e më pastaj edhe në gazetën “Bota Sot”, ku thuhej se do të mblidhet Kryesia e PDK-së.

Këtë lajm e ka demantuar anëtarja e Kryesisë së PDK-së, për KALLXO.com, Blerta Deliu- Kodra.

“Jo për besë, nuk kemi asnjë takim sonte. Unë jam anëtare e Kryesisë dhe e di mirë”, ka thënë Deliu- Kodra.

“Kundër taksës ishin shprehur autoritetet serbe, të cilat nuk pranuan të ulen për bisedime të mëtutjeshme me Kosovën pa u hequr taksa ndaj produkteve të importuara nga Serbia dhe këto qëndrime i kishin përkrahur edhe zyrtarë të lartë të BE-së të cilët kishin bërë thirrje për heqje të taksës dhe vazhdimin e bisedimeve Kosovë-Serbi”, ka shkruar Ballkan.info.

Artikulli i njëjtë është publikuar pastaj edhe në gazetën “Bota Sot”.

Siç thuhet në lajmin e publikuar në këto dy portale këtë e kanë konfirmuar “burime të sigurta”, brenda PDK-së.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).