array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Rrena mediale për Statutin e Asociacionit

Deklarata

Në mediat është pasqyruar gabimisht publikimi i raporteve të takimeve të Ekipit Menaxhues të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

E vërteta është se Qeveria ka marrë vetëm procesverbalet e diskutimeve nga takimet e Ekipit Menaxhues të Asociacionit, i cili përbëhet nga katër serbë, e jo draftin e Statutit të këtij Asociacioni.

Artikulli

Çështja e Statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të Kosovës ka qenë një nga temat kryesore të politikës dhe opinion këtë javë.

Në fillim të javës, KALLXO.com publikoi dokumente nga raporti i takimeve që Ekipi menaxhues, i përbërë nga katër serbë, kishin zhvilluar me zyrtarë të institucioneve dhe ndërmarrjeve publike në veri të Kosovës. Në këto dokumente, siç raportoi KALLXO.com, kërkohej që Kuvendi i Kosovës ta themelojë një ligj të veçantë [lex specialis] për t’ia bërë të mundur Asociacionit që t’i marrë kompetencat që i kërkojnë liderët serbë të Kosovës dhe Beogradi.

Por, nxjerrja e raportit të takimeve në disa prej mediave u raportua si “hartim i Statutit” të Asociacionit.

Qeveria e Kosovës ka thënë se nuk ka marrë asnjë draft të Statutit ndërsa ka kundërshtuar përmbajtjen e kërkesave që ekipi menaxhues ka bërë në dokumentet e publikuara nga KALLXO.com. Kjo është thënë nga vet Avni Arifi në një deklaratë për KALLXO.com

Lajmin rreth ekzistimit të një dokumenti si draft statut e ka publikuar edhe vet ekipi që po e harton statitun.

https://kallxo.com/draft-statuti-per-asociacionin-nuk-eshte-derguar-ne-qeveri/